Temperatura te fëmijët mund të jetë një ndër simptomat më të frikshme për prindërit, sidomos nëse temperatura është e lartë dhe fëmijët janë ende shumë të vegjël.
Temperatura nuk është një sëmundje – është një simptomë e një sëmundjeje. Ajo tregon se trupi është duke luftuar sëmundjen dhe se sistemi imunitar po funksionon. Nëse fëmija juaj është me temperaturë, në shumicën e rasteve do të thotë se mund të “jetë ftohur” ose të ketë marrë një infeksion viral.
Edhe pse më rrallë, temperatura në fëmijë të vegjël mund të jetë si pasojë e penumonisë, infeksioneve urinare, infeksioneve të veshit ose infeksione më të rënda në gjak apo si pasojë e meningjitit.
Shkaqe te tjera të temperaturës mund të jenë:
Vaksinimi. Nxehja nga veshjet e tepërta ose qëndrimi i gjatë jashtë në një ditë të nxehtë. Temperatura në fëmijë vërehet kur prekim ballin e tyre por edhe nëse fëmija nuk e ka ballin e nxehtë jo gjithmonë do të thotë se nuk ka temperaturë.
Simptoma të tjera me të cilat mund të shoqërohet temperatura janë: Pagjumësi. Mungesë oreksi. Mungesa e interesit në lojra. Fëmija nuk është aktiv ose mund të duket letargjik. Atake konvulsive
Çfarë duhet të bëjmë nëse fëmija ka temperaturë? Nëse fëmija juaj është nën 1 muaj dhe ka temperaturë, duhet të kontaktoni me mjekun menjëherë.
Për fëmijët më të rritur: Bëni banjë me ujë të vakët – gjithmonë kontrolloni temperaturën e ujit ë
para larjes së fëmijës. Visheni fëmijën me më pak rroba.Jepini fëmijës lëngje për të shmangur dehidratimin. Mund t`i jepni qumësht gjiri, formulë, solucione elektrolitike ose ujë, në varësi të moshës së fëmijës. Flisni me mjekun për rekomandime më të zgjeruara.
Nëse fëmija është më i madh se 6 muaj dhe mjeku e rekomandon, mund t`i jepni fëmijës paracetamol ose ibuprofen.
Asnjëherë nuk duhet t`i jepni fëmijës Aspirin për uljen e temperaturës, për shkak të riskut të Sindormit të Rey-t. Po ashtu, në fëmijët nën 6 muaj nuk duhet t`i jepni fëmijës Ibuprofen.