Categories
Receta

Receta e shijshme: Tavë me perime në furrë

Një tavë me perime, mjaft e shijshme, të marinuara me erëza të ndryshme dhe të pjekura në përsosmëri. Më së tepërmi mund të përdorni në këtë pjatë patatet, lakrat e brukselit, qepën e kuqe, karrotat, domatet, kunguj, si dhe specat jeshilë.

Produktet kryesore: 500 g Lakra brukseli, 3 Patate, 3 Karrota, 1 Qepë, 2 Kunguj, 1 Spec jeshilë, 1 Domate mesatare. Për marinimin: Vaj ulliri, 5-6 Hudhra. Kripë. Rigon. Borzilok i thatë. Piper i zi. Piper i kuq. Korinadër e thatë.

Përgatitja:  Ndizni furrën në 220ᵒC. Në një tas të vogël hidhni të gjitha erëzat e marinimit dhe përziejini. Ndërkohë pregatisni perimet. Lani dhe preni në copa të vogla të gjitha perimet.

Hidhini në një tas patatet, lakrat e brukseli, kungujt, karrotat dhe qepën dhe shtojini sipër erëzat. Gjithashtu hidhni në një tas tjetër domatet dhe specin jeshilë dhe shtojini sipër erëzat dhe përziejini.

Vendosini në tepsi fillimisht patatet, lakrat e brukselit, kungujt, karrotat dhe qepën, shtoni pak ujë dhe vendosini në furrë të piqen. Kur perimet të jenë pothuajse të bëra shtoni në tepsi domatet dhe specin jeshilë dhe lërini edhe pak minuat 5-10 minuta. Lërini më pas të ftohen pak dhe shërbejini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *