Categories
Lajme

Soja apo “ushqimi i mrekullisë”, parandalon kancerin dhe shumë probleme të tjera

Soja mendohet që është “ushqimi i mrekullisë” si dhe parandalues për kan cerin. Së fundmi, ka pasur shumë debate në lidhje me sigurinë dhe potencialin për parandalimin e kancerit. Popullariteti i produkteve të sojës, sidomos qumështi i sojës, është rritur dekadën e fundit duke pasuruar industrinë e produkteve të bulmetit.

Kjo lë në pikëpyetje faktin se nga se vjen gjithë ky publicitet negativ. Këtu do të gjeni shumë benefite të sojës dhe më pas vendosni vetë nëse do e konsumoni apo jo. Gjithsesi vazhdoni të ndiqni lajmet, në rast se ka zhvillime të reja lidhur me këtë çështje.

Produktet e sojës kanë qenë pjesë e një diete standarte të vendeve si Kina, Japonia, Indonezia si dhe shumë shtete të tjera prej shekujsh. Në këto shtete, nga eksperienca personale themi që produket e sojës mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjes.

Në anën tjetër, duke parë gatimet tradicionale në Kinë, Japoni dhe Indonezi, mund të shihet qartë që produktet e sojës luajnë vetëm një pjesë të moderuar të dietës. Perimet, drithërat e plota, mishrat e butë, bishtajore etj, zënë më shumë vend në dietë.

Një dietë e tillë e balancuar me një sasi të përcaktuar të produkteve të sojës siguron benefite të rëndësishme për shëndetin. Shmangni përdorimin përtej masës së suplementeve të sojës dhe qëndrojini besnik konsumit të moderuar të produkteve organike të sojës si tofu, tempeh, miso, qumësht soje, natto, tamari dhe shoyu.

Benefitet e produkteve të sojës – Përmbajtje të lartë proteinike – Produktet e sojës mund të sigurojnë një porcion të rëndësishëm të nevojave proteinike ditore të një personi. Produktet tradicionale të sojës si tofu, tempeh, dhe qumështi i sojës kanë përmbajtje të lartë proteine.

Tempeh ka përqindjen më të lartë të proteinës në produktet e sojës tradicionale, duke siguruar rreth 22 gr proteinë për rreth 113 gr racion. Tofu siguron rreth 9 gr proteinë për një racion të ngjashëm më të vogël. Sasia e lejuar e rekomanduar dietike për proteina te të rriturit meshkuj (mosha 25-50 vjeç) është pothuajse 63 gr. Për femra të rritura (mosha 25-50 vjeç) është 50 gr.

Bishtajoret, arrat dhe peshku janë burime të shëndetshme proteinash. Nuk është mirë të mbështetemi vetëm te produktet e sojës për proteina.

Ndihmon në parandalimin e kan cerit të gjoksit, prostatës, zorrës së trashë dhe mitrës – Disa studime shkencore kanë treguar që konsumimi i rregullt i ushqimeve tradicionale me sojë, mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të gjoksit, prostatës dhe zorrës së trashë. Sipas mjekut, Dr. Andreë Ëeil: “Edhe pse akoma nuk dimë aq shumë për sojën, provat deri tani kanë treguar efekte pozitive.

Për shembull, femrat japoneze, të cilat konsumojnë shumë ushqime me sojë, kanë vetëm 1/50 e ritmit të shfaqjes së kancerit të gjirit në krahasim me femrat amerikane. Në revieë e 2006 që rishikonte rreth 18 studime të publikuara në “Journal of the National Cancer Institute” zbuloi një lidhje të vogël por domethënëse ndërmjet konsumimit të sojës dhe reduktimit të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.”

Nga Website i “American Cancer Society”: “Studime të ndryshme te meshkujt me kancer në prostatë kanë sugjeruar që ushqimet e sojës ose suplemente mund të reduktojnë nivelet e antigjeneve specifikë të prostatës (PSA), një substancë që zakonisht rritet me zhvillimin e kancerit të prostatës. Në një studim tjetër, ndërkohë që nivelet e PSA-së rriteshin gjatë trajtimit të sojës, ata u rritën më me pak shpejtësi sesa përpara se studimi të fillonte. Megjithëse këto rezultate janë inkurajuese, studime të mëtejshme duhen për të kuptuar nëse produktet e sojës ndihmojnë meshkujt me kancer në prostatë të jetojnë më gjatë.

Studiuesit besojnë që efektet mbrojtëse të sojës ndaj kancerit i atribuohen një grupi kimik bimor të quajtura isoflavone, që parandalojnë kancerin duke ndaluar rritjen e qelizave kancerogjene ekzistuese (supozohet që duhej të ndalonte zhvillimin e qelizave të reja tumoriale). Një studim epidemilogjik tregoi që individët të cilët kanë sasi të lartë isoflavonesh soje të matur në urinën e tyre (që tregon që ata kanë pasur konsum të rregullt të ushqimeve të sojës) kishin pothuajse rrezik të përgjysmuar për shfaqjen e kancerit të gjirit krahasuar me ata që kishin sasi të ulëta isoflavonesh në urinën e tyre.

Ritmet e kancerit të zorrës së trashë, ashtu si kanceri i gjirit dhe i prostatës, janë mjaft të ulëta në vende ku konsumi i produkteve të sojës është tejet i lartë. Studimet e kontrolluara shkencore lidhur me produktet e sojës dhe kancerit të zorrës së trashë, janë akoma në fazat e para.

Një studim në Havai zbuloi që fibrat e perimeve, perime të caktuara si dhe bishtajoret (duke përfshirë dhe produktet e sojës) ndihmojnë në uljen e rrezikut për shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë. Një studim tjetër zbuloi që konsumimi i produkteve të sojës lidhet me uljen e rrezikut për shfaqjen e kancerit endometrial (rritja e tepërt e pakontrolluar e qelizave në mitër).

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës – Tashmë është fakt që shtetet ku produktet tradicionale të sojës konsumohen rregullisht, kanë një numër më të ulët të personave të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ka disa studime që sugjerojnë që produktet e sojës mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës duke reduktuar kolesterolin total, kolesterolin lipoproteinë me densitet të ulët, presionin e gjakut dhe me shumë gjasa parandalon ndërtimin e pllakave në arterie. Besohet që isoflavonet nga ushqimet e sojës janë faktorët primarë që ndikojnë në këto efekte pozitive.

Mund të parandalojë osteoporozën – Një kupë tofu përmban rreth 20% (204 mg) e Sasisë së rekomanduar dietike të lejuar (RDA) për marrjen e kalciumit (1000 mg) për të rriturit 19-50 vjeç. Tempeh gjithashtu përmban rreth 15% (154 mg) të RDA-së.

Një faktor tjetër lidhur me efektivitetin e mundshëm të sojës për parandalimin e osteoporozës mund të jetë prania e isoflavoneve. Studime të ndryshme kanë sugjeruar që isoflavonet në produktet e sojës mund të jenë një faktor ndihmës në parandalimin e humbjes së kockës. Në fakt, një studim mbi kafshët tregoi që konsumimi i sojës mund të jetë tejet efektiv në shtypjen e humbjes së densitetit të kockave.

Mund të ndihmojë në parandalimin ose lehtësimin e simptomave menopauzale – Probiotikët referohen si bakterie “miqësore” të cilat kontribuojnë në shëndetin e traktit intestinal. Një miso e pasterizuar përmban një sasi të konsiderueshme bakteriesh të shëndetshme. Siç e kemi diskutuar më parë, bakteriet miqësore janë esenciale për funksionimin e duhur të sistemit tonë imunitar.

Lëndë ushqyese të tjera – Përpos faktit që janë një burim i mirë proteinash dhe kalciumi, produktet e sojës si tempeh dhe tofu janë të pasura në mënyrë të moderuar me minerale të rëndësishme si zinku, magnezi, hekuri dhe seleni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *