Categories
Receta

Sugjerimi i drekës: Sallatë me kuinoa, e shpejtë dhe e shijshme

Kjo recetë është e duhura për një vakt dreke, kur dëshironi të pregatisni dicka të shpejtë dhe mos lodheni. Salla me kuinoa përmban disa përbërës, si pula, misrat, fasulet, ullinjt, të cilës i falin pjatës shumë shije.

Produktet kryesore: Për kuinoan- 120 g Kuinoa, 360 ml Ujë, 1 lugë gjelle, vaj ulliri, kripë. Për sallatën:  1 fileto pule e pjekur, e prerë, 1 spec jeshilë, i prerë; 3-4 lugë gjelle misër, 2-3 lugë gjelle fasule.

1 qepë, e prerë; 1 Domate e madhe, e prerë; 5-6 Hudhra, të prera; Ullinj, të prerë; Majdanoz, i prerë; Kripë; Piper i zi; Vaj ulliri; Lëng limoni.

Fillimisht lëreni kuinoat 2-3 minuta në ujë, më pas shpërlajeni, kullojeni dhe hidheni në një tenxhere ku do të shtoni ujin, kripë, vaji e ullirit dhe do ta vendosni në zjarr mesatar të ziejë.

Pasi kuinoa është zierë, hidheni në një tas dhe shtoni në të, të gjithë përbërësit e sallatë, fileton e pulës, qepën, misrat, fasulet, ullinjt, qepën, hudhrat, domatet, specin jeshilë dhe majdanozin. Marinoni me kripë, piper të zi, vaj ulliri dhe lëng limoni dhe sallata juaj është gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *