Categories
Këshilla

Të humbisni peshë me specin djegës, Anila Kalleshi ju tregon rrugën

Nëse doni të humbni kile me shije,mund të aromatizoni pjatat tuaja me specin djegës. Përmban kapsaicin substanca nga e cila varet dhe shija pikante .

Ndalon oreksin tuaj –  Studimet e fundit kanë treguar se kapsaicina zvogëlon sekretimin e ghrelinës,i prodhuar nga qelizat e stomakut dhe nga disa neurone të pranishme në hipotalam ku varet ndjesia e urisë. Ja përse speci kuq plotëson dhe ul oreksin.

Djeg me shume –  Jo vetëm kjo ,speci kuq është gjithashtu stimulues i fuqishëm i metabolizmit dhe energjisë. Kapsaicina aktivizon receptorët e pranishëm në indin dhjamor dhe siguron djegien e dhjamit të tepërt, duke shpërndarë energji për të prodhuar nxehtësi.

“Shkrin” dhjamin qe ndodhet ne bark  – Speci djegës është shumë i dobishëm për shpërndarjen e depozitimit të dhjamit i cili është i përqëndruar në zonën e belit. Disa studime përbiles kanë hulumtuar se speci djegës aktivizon disa proteina në trup që shpërndajnë dhjamin dhe parandalon depozitat.

Sasia e duhur per konsumimin e specit djeges – Për të përfituar rezultat duhet konsumuar speci djegës i gjallë ose ta shtoni në ushqimet e gatuara gjithmonë në përfundim të gatimit në mënyrë që mos të humbas vetitë. Speci djegës shkon me cfarëdolloj recete duke filluar që nga pastat klasike ,mishi,sallatat deri tek perimet e pjekura.

Efekti dobësimit është maksimal nëse konsumohet 1 gr spec të kuq në ditë; një sasi e bollshme e cila mund të shkaktojë inflamacion në mukozën gastrointestinale. Këshillohet deri në 2-3 gr fara në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *