Categories
Lajme

8 përfitimet shëndetësore të papajës, një frut tropikal i nevojshëm

Papaja është një frut tepër i shëndetshëm tropikal, që i përket familjes Caricaceae, ku origjina e tij është nga Meksika dhe Amerika Qendrore. Sot ky frut kultivohet kryesisht në vendet me klimë tropikale dhe ato subtropikale. Fruti i papajës është pak i ëmbël, përmban shumë lëng dhe ka ngyrë të portokalltë. Në shumë vende përdoret gjithashtu në sallatë, byrekë, lëngje dhe ëmbëlsira.

Papajat kanë formë të ngjashme me dardhat dhe mund të jenë të gjata deri në 51 centimetra. Kur lëkura është e gjelbër, tregon se fruti është i papjekur dhe kur është portokalli, tregon se është i pjekur. Ky frut tropikal ka shumë vlera ushqyese, dhe njihet veçanërisht për sasinë e lartë të antioksidantëve, që mund të zvogëlojnë inflamacionin, të luftojnë sëmundjet dhe t’ju ndihmojnë të dukeni të rinj.

I pasur me lëndë ushqyese
Pajapa përmban sasi të kalciumit, magnezit dhe vitaminave B1, B3, B5, E, K , C dhe A. Gjithashtu përmban antioksidantë të shëndetshëm dhe shumë proteina. Për më tepër, trupi juaj i thith këto antioksidantë të dobishëm, më mirë nga papaja sesa frutat dhe perimet e tjera. Fruti gjithashtu ka shumë fara të zeza, të cilat janë të ngrënshme, por të hidhura.

Ka veti të fuqishme antioksiduese
Antioksidantët, përfshirë karotenoidet që gjenden tek papaja, mund të neutralizojnë radikalet e lira. Studimet vërejnë se papaja e fermentuar mund të zvogëlojë stresin oksidativ. Kjo veçanërisht tek të moshuarit, njerëzit me prediabet, hipotiroidizëm të butë dhe sëmundje të mëlçisë. Reduktimi i stresit oksidativ i atribuohet përmbajtjes së likopenit të papajës dhe aftësisë për të larguar hekurin e tepërt, i cili dihet që prodhon radikalet e lira.

Redukton qelizat tumoriale
Hulumtimet sugjerojnë se likopeni tek papaja, mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit dhe mund të jetë i dobishëm për njerëzit që trajtohen për kancer. Papaja mund të funksionojë duke zvogëluar radikalet e lira që kontribuojnë tek kjo sëmundje.

Mund të përmirësojë shëndetin e zemrës
Shtimi i papajes në regjimin tuaj ushqmior mund të përmirësojë shëndetin e zemrës. Studimet tregojnë se frutat e larta në likopen dhe vitaminë C mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Antioksidantët tek papaja mund të mbrojnë zemrën tuaj dhe të rrisin efektet mbrojtëse të kolesterolit “të mirë”.

Mund të luftojë inflamacionin
Inflamacioni kronik është rrënja e shumë sëmundjeve. Ushqimet jo të shëndetshme dhe stili i jetesës, mund të nxisin procesin inflamator. Studimet tregojnë se frutat dhe perimet e pasura me antioksidantë si papaja, ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit në trup.

Mund të përmirësojë tretjen
Enzima papain tek kt frut mund të tresë më lehtë proteinat. Njerëzit në tropik e konsiderojnë papajën si ilaç kundër kapsllëkut dhe simptomave të tjera të sindromës së zorrëve të irritueshme. Farat, gjethet dhe rrënjët gjithashtu kanë treguar se trajtojnë ulcerat tek kafshët dhe njerëzit.

Mbron kundër dëmtimit të lëkurës
Përveç mbajtjes së trupit tuaj të shëndetshëm, papaja mund të ndihmojë lëkurën tuaj të duket më e tonifikuar dhe rinore. Vitamina C dhe likopeni tek papaja mbrojnë lëkurën tuaj dhe mund të ndihmojnë në zvogëlimin e shenjave të shkaktuara nga dielli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *