Categories
Receta

Bamje me mish pule, ju sugjeroj ta provoni këtë recetë

Përbërësit: 1 pulë e freskët, 1 kg bamje, 2 speca jeshilë, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 2 kokrra mesatare qepë, 4-5 kokrra mesatare domate, 2-3 filxhanë kafeje uthull, piper, majdanoz, kripë

Pulën pasi e keni pastruar, priteni në copa, krahët, kofshët dhe gjoksin në dy pjesë. Në një tenxhere hidhni gjysmën e vajit të ullirit dhe hidhni qepën e prerë në kubik të vegjël. Më pas shtoni dhe copat e mishit të pulës, duke hedhur pak kripë, piper dhe kaurdisini.

Në një tas vendosni bamjet e qëruara dhe mbulojini me ujë, aty shtoni uthullën dhe lërini për 10 minuta. Pasi kullohen hidhini në tenxhere ku është mishi me qepën. Shtoni vajin e mbetur dhe specin e prerë në copëza të vogla dhe kalojini në një skuqje të lehtë.

Ndërkohë vijoni me përgatitjen e salcës së domateve, mund të bëhet me rende, ose në grirësen e frutave dhe perimeve. Salcën shtojeni tek pula dhe bamjet, hidhni dhe kripë e piper, dhe në fund shtoni edhe majdanozin e grirë. Lëreni në zjarr jo shumë të lartë, derisa uji i domates të ketë avulluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *