Categories
Këshilla

Kastraveci dhe lëngu natyral i tij, ju tregoj vetitë fantastike të këtij produkti

Lëngu i kastravecit është një nga lëngjet më natyrale dhe të shëndetshme. Ai ben të mundur rritjen e flokëve dhe pengon prishjen e thonjve, ndihmon në përmirësimin e dhëmbëve nëse ato janë në gjendje të keqe dhe mishrat e tyre.

Lëngu i kastravecit i kombinuar me karrotë, spinaq apo dhe sallatë jeshile eshte ideal pasi përbën një kurë të mirë në trajtimin e reumatizmës dhe dhembjeve të kyçeve.Kastraveci përmban: kalcium, fosfor, vitamina A, C, E (alpha tocoherol), B6, B12, kolin, betain, dhe vitamina K;

Acid folik, riboflavin, timin, pirodoksin, acid pantothenic, niacin, sodium, selen, fluror, potas, zink, hekur, kalcium, magnez, lutein, zeaxanthin, karotine, criptoxanthin, acide yndyrore omega 3 dhe 6, dhe vetëm 17 gram karbohidrate.

Mendo pak rreth kësaj. Nëse hanë një filxhan të mbushur me kastravec të pa qëruar dhe të prerë në rrathë, ju do të konsumoni vetëm tetë kalori. Nëse flet për ndonjë ushqim të mirë diete atëherë sigurisht ai është kastraveci!

Kastraveci gjithashtu vepron si diarutik natyral për të ndihmuar dhe përmirësuar shëndetin e traktit urinar e gjithashtu ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshke. Një enzimë nga kastraveci ndihmon trupin tuaj të zbërthej proteinat në mënyrë që më lehtë të treten, dhe nëse flokët po të hollohen (dobësohen), do t’ia dije kastravecit duke ditur që silikoni dhe sulfuri që gjenden në kastravec ndihmojnë në stimulimin e rritjes së flokëve.

Kastraveci – Dobite Shendetesore – Gjithashtu, kastraveci nuk përmban kolesterine apo yndyra të ngopura të çfarëdo lloji, por i ofron trupit tuaj fibër të shëndetshme që është e dobishme për këdo që vuan nga kapslleku.

Përveç fibrës, vetëm lëkura e kastravecit është e përbërë nga shumë minerale te ndryshme duke përfshirë këtu edhe magnezin, silica, molzbdenum dhe potas.

Ai përmban sasi të mirë vitamina K, e cila ndihmon në forcimin e masës së eshtrave. E për ju që kërkoni të keni një pamje më rinore dhe shkëlqyese, kastraveci ofron përbërës antioksidues me dobi kundër plakjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *