Categories
Këshilla Shëndeti

Ky është përbërësi që keni harruar t’i shtoni sallatës për t’u dobësuar

Sapo thua sallatë, menjëherë mendja të shkon te dieta apo jo? Në fakt, nuk ka pse të jetë kështu, nëse brenda saj ka një përbërës që shumica nga ne nuk e përfshijmë gjithmonë. Janë fasulet e zeza. Jo vetëm që ju krijojnë një gjendje ngopjeje falë fibrave të shumta që kanë në përbërjen e tyre, po, të shoqëruara me erëza dhe perime të stinës, ju largojnë ndjesinë e urisë për shumë orë gjatë ditës.

Fasulet e zeza pastrojnë trupin nga toksinat, largojnë kolesterolin, si edhe ndihmojnë në eliminin e gurëve në veshka. Përdorimi i rregullt i fasuleve të zeza përmirëson funksionimin e trurit dhe mbron nga plakja e parakohshme.

Si mund t’i bëni fasulet e zeza pjesë të dietës suaj të përditshme?

Përbërësit (4 racione): 150 g fasule të zeza të thata, 2 karota, 1/2 portokalli, 1/2 limon, 3 degë nenexhik, 1 copë të vogël xhinxheri, 2 lugë kafe sheqer, kripë dhe piper, 1 qepë, 1 spec i kuq.

Përgatitja: Fasulet e zeza lërini në ujë brenda një nate. Derdheni ujin në mëngjes, vendosini fasulet në një tenxhere, mbulojini me ujë të freskët dhe ziejini për 1.5 orë derisa të jenë zbutur, por jo të ziejnë shumë. Qëroni karotat, copëtojini në gjatësi dhe më pas pritini në copa të vogla. Futini në ujë të vluar vetëm për 3 minuta.

Për salcën e sallatës, përzieni lëngun e portokallit dhe limonit. Grini rreth 1/2 lëkurë limoni. Prisni imët nenexhikun dhe xhinxherin dhe shtojeni në këtë masë. Përziejini bashkë të gjithë përbërësit me vajin dhe sheqerin, pastaj shtoni edhe kripë dhe piper.

Pritini hollë qepët e njoma. Pastaj përzieni me fasule, karota, specin e kuq djegës dhe salcën. Masën mund ta shtoni mbi zarzavatet e tjera të sallatës dhe sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe pak djathë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *