Categories
Receta

Reçel manaferrash, si ta bëni vetë në shtëpinë tuaj

Përbërësit: 1 kg manaferra, 800 gr sheqer, lëngu i shtrydhur i një kokrre limoni

Si fillim pastrojmë manaferrat nga bishtat dhe i shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm. Më pas, i vendosim në një kullesë në mënyrë që t’u largohet uji. Shtrojmë një shtresë me manaferra në tenxhere, një shtresë me sheqer, e kështu me radhë derisa masat e sheqerit dhe manaferrave të mbarojnë.

I lëmë të pushojnë përreth 6 orë në mënyrë që manaferrat të lëshojnë lëngun e tyre. Më pas vendosni tenxheren në zjarr të ngadaltë. Gjatë përgatitjes së reçelit së manaferrave nuk duhet të hidhni ujë pasi manaferrat kanë lëngun e tyre. Gjatë zierjes duhet të bëni kujdes që të largoni shkumën që do të krijohet në sipërfaqen e tenxheres.

Do ta zieni deri në 30 minuta apo edhe pak më shumë derisa lëngu i reçelit të trashet. Pak para se ta heqim tenxheren nga zjarri shtojmë lëngun e limonit, e trazojmë me kujdes për pak sekonda dhe e largojmë nga zjarri. E lëmë të ftohet dhe e vendosim në kavanoza të sterilizuar dhe i vendosim në frigorifer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *