Categories
Lajme

Sugjerimi im për drekën tuaj: Supë me spinaq, selino e avokado

Spinaqi ka shumë vitamina, minerale dhe klorofil që garantojnë veti antioksiduese, pastruese dhe laksative. Ja disa nga vlerat e tij: Ka aftësi antioksiduese Parandalon sëmundjet kardiovaskulare pasi përmban vitaminat B dhe C.

Spinaqi përmban acid folik në sasi të mëdha. Gjithashtu spinaqi ka karotenoidët, klorofil dhe lutein. Kjo e fundit shërben për mbrojtjen e syve. Celuloza ndihmon si laksativ. Spinaqi forcon imunitetin. Parandalon astmën. Zvogëlon presionin e gjakut. Ndihmon mjaft mirë kundër anemisë.

Supë me spinaq/Receta. Përbërësit: 1 qese e vogël me spinaq, 1 kërcell selino, 1/2 kastravec, 1/2 filxhan mango, 2 thelpinj hudhër, 1/4 avokado e shtypur mirë, 1/2 filxhan ujë.

Përgatitja: Në një tenxhere mjafton të miksoni të gjithë përbërësit. I lini të ziejnë për rreth 30 minuta. E lini të ftohet disi dhe më pas mund ta shijoni, ju befte mire!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *