Categories
Këshilla

Vetitë e kamomilit, të mirat që i sjell shëndetit ky çaj

Çaji, sidomos ai i kamomilit, është pjesë e momenteve ideale të qetësisë shpirtërore dhe fizike. Arti i të shijuarit të çajit ka lindur në Kinë. Sipas legjendës, Perandori Shen Nung, një dashamirës i bimëve mjekësore ndodhej nën një pemë kur shërbëtori i tij i serviri një gotë me ujë të nxehtë.

Kur gjethet e pemës ranë në ujë, Perandori e provoi lëngun dhe u befasua nga shija. Pema në fjalë quhet Camellia Sinensis, ose ajo që ne sot njohim si çaji jeshil.

Çfarë është Çaji Kamomil? Rritur potencën 5 herë më shumë në 7 minuta, përdorni këtë gjë Ndryshe nga çaji jeshil ose ai i zi, kamomili vjen nga një lule e bukur, e cila ka aftësinë qetësuese dhe nxitëse të gjumit. Lulja përmban flavonoidë që janë pjesërisht përgjegjës për nxitjen e gjumit.

Çaji bimor me aromë frutash të ngjashme me mollën, është i shijshëm dhe ka vlera terapeutike. Lulja e thatë e kamomilit lufton inflamacionin, mykun, ulçerën dhe përmban shumë antioksidantë. Më poshtë do të zbuloni mënyrat se si çaji i kamomilit mund ta përmirësojë shëndetin tuaj.

Kundër dhimbjeve të stomakut – Çaji i kamomilit është një kurë ideale kundër dhimbjeve të stomakut sepse përmban substanca që luftojnë inflamacionin. Pijeni çajin në mëngjes dhe në darkë kundër dhimbjeve.

Nxit gjumin – Pijeni një filxhan me çaj kamomili 30 minuta përpara se të shkoni në shtrat. Çaji ka efekt qetësues dhe largon shqetësimet që të lënë pa gjumë.

Migrena – Sapo të ndjeni trokitjen e migrenës, pini një gotë me çaj kamomili. Është e rëndësishme që ta pini çajin kur dhimbja sapo ka nisur dhe jo kur ajo është në kulmin e vet.

Zorrët – Çaji i ngrohtë i kamomilit rekomandohet kundër dhimbjeve dhe simptomave të sindromës së zorrës së irrituar. Ai funksionon edhe kundër gazrave dhe fryrjeve.

Për një imunitet të fortë – Nëse prekeni rregullisht nga gripi apo e ftohura, atëherë pini një ose dy filxhanë me çaj kamomili në ditë. Ky çaj shkatërron ndjeshëm bakteret e këqija në organizëm.

Kundër të djegurave – Egjiptianët dhe Grekët e lashtë e përdornin kamomilin edhe për të shëruar plagët dhe të djegurat në lëkurë. Përdoreni çajin në kompresa dhe vendosini ato në zonat e lënduara të lëkurës.

Kundër rrathëve të zinj – Përdoreni çajin kundër rrathëve të zinj. Çaji largon inflamacionin në lëkurë, e freskon dhe i jep asaj më shumë gjallëri. Përdorni bustina organike ose kompresa për të qetësuar sytë.

Zbardhja e lëkurës – Kamomili e ushqen dhe e zbardh lëkurën. Zieni dy bustina organike në një çajnik dhe qëndroni sipër avullit të lëshuar duke mbuluar kokën me peshqir. Kjo do ju qetësojë dhe do zbardhë lëkurën.

Parandalon aknet – Kamomili është plot me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Rrjedhimisht ai rekomandohet kundër akneve, për hapjen e poreve dhe largimin e baktereve.

Kundër ënjtjeve – Pini disa filxhanë me çaj për të qetësuar muskujt ose bëni kompresa me çaj për të qetësuar dhe zbutur ënjtjet në gjymtyrë.

Ul sheqerin në gjak – Kërkimet shkencore konfirmojnë se pirja e një ose dy filxhanëve me çaj kamomili është një mënyrë efikase për të nivelin e sheqerit në gjak, përmirësuar shikimin, nervat dhe funksionin e veshkave.

Irritimet e lëkurës – Të djegurat nga dielli, njollat, ekzema, dhe pickimet e insekteve mund të zbuten dhe kurohen me çaj kamomili.
Kontraktimet muskulare – Çaji i kamomilit qetëson muskujt sepse përmban glycine. Kjo substancë qetëson nervat dhe është e dobishme edhe kundër ankthit dhe stresit.

Përdorime të tjera të çajit të kamomilit – Me çajin e kamomilit ju mund të bëni banjë, ta përdorni për gargare kundër inflamacionit në gojë dhe fyt por edhe ta përdorni në avull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *