Categories
Këshilla

Këshillat e arta për ushqimin e fëmijëve, prindër kjo intervistë është për ju!

Albanian Moms: Kur është momenti i duhur për t’i prezantuar fëmijës ushqimin për herë të parë? Anila Kalleshi: Fëmijës që ushqehet me gji, ushqimi shtesë i fillohet pas 4 muajsh n.q.s. fëmija ka një shtesë të mirë peshe mund të vazhdohet me gji 4-6 muaj dhe pas 6 muajve mund t’i fillohet ushqimi.

Gjatë kësaj kohe duhet parë pesha e fëmijës dhe duhet kontrolluar tek mjeku. Fëmija gjatë kësaj kohe duhet të mësohet me ushqime me vlerë të madhe ushqyese e shije të ndryshme. Në këtë periudhë ushqimi shtesë do të jetë si: pure frutash, pure zarzavatesh, muhalebi, kos, djathë, reçel, biskota, bukë, vezë.

Albanian Moms: Si t’ja prezantojmë dhe në çfarë sasie? Kalleshi: Ushqimi shtesë jepet me lugë ose me gotë e që fillohet në pak sasi 1-2 lugë kafeje deri sa të çohet në sasinë e caktuar. Gjatë shtesës kur fëmija merr sasinë e pakët i japim gji deri sa të ngopet.

Pasi do të filloni të ushqeni foshnjën me ushqim të fortë, kujdesuni që ai të përbëhet nga nutritivë që zihen lehtë dhe që kanë mundësi të vogla për ndonjë reaksion alergjik. Ushqimi shtesë duhet të përshtatet dhe të jepet brenda javës, ai mund të japë alergji ndaj bëni shumë kujdes.

Kur fëmija nuk e pëlqen një ushqim të rëndësishëm atëherë e provojmë përsëri duke i dhënë kohë pas kohe në interval 2-3 javësh.
Ushqimi duhet të jepet i përpunuar (zierë) dhe fëmijëve deri në 18 muaj i duhet dhënë ujë i zierë.

Albanian Moms: Cili është ushqimi i parë që duhet t’i prezantojmë? Kalleshi: Fëmijës për herën e parë i jepet frut sipas stinës si mollë apo pjeshkë. Frutat lahen dhe pasi qërohen, grihen në rende. Lëngu i frutit jepet 1 herë në ditë 40-50 gram. dhe 2 herë në ditë pas moshës 7 muajsh nga 50 gram.

Lëngut dhe puresë së frutave nuk i shtohet sheqer. Puresë së frutave mund t’i shtohet kos dhe të përdoret si një vakt. Muhalebia fillohet (në moshën 4-6 muajsh). Në përgjithësi jepet në vaktin e darkës 18.oo-20.oo. Muhalebia bëhet me qumësht të pasterizuar të çfarëdo lloji.
Pregatitja: 1 gotë qumësht lope të pasterizuar, 3 lugë kafe miell orizi, 2 lugë kafe sheqer.

Mielli i orizit përzihet me një pjesë të qumështit të ftohtë dhe hidhet në pjesën e qumështit që zien, pasi zien i hidhet sheqeri. Kur përdoret qumësht pluhur merret 1 gotë ujë, 3 lugë kafe sheqer dhe 3 lugë kafe miell orizi përzihen deri sa të zihet, pastaj e heqim nga zjarri dhe pasi të ftohet pak, shtojmë 6 lugë kafeje qumësht pluhur.

Kosi mund të jepet si vakt më vete në vaktin e dytë ose në darkë dhe mund të zëvendësohet me muhalebinë. Pregatitja: Pasi zien qumështi ftohet 40 °C dhe për 1 litër qumësht 1-2 lugë gjelle maja kos hidhet në qumështin e nxehtë trazohet dhe lihet për 4 orë në një vend të qetë.

Supë dhe pure zarzavatesh fillohet në moshën (5-6muaj) në vaktin e drekës avash avash me 1-2 lugë, deri sa të merret sasia e caktuar. Fëmijës deri 1 vjeç nuk duhet t’i japësh mjaltë.

Pregatitja: Pasi zien qumështi ftohet 40 °C dhe për 1 litër qumësht 1-2 lugë gjelle maja kos hidhet në qumështin e nxehtë trazohet dhe lihet për 4 orë në një vend të qetë. Supë dhe pure zarzavatesh fillohet në moshën (5-6muaj) në vaktin e drekës avash avash me 1-2 lugë, deri sa të merret sasia e caktuar. Fëmijës deri 1 vjeç nuk duhet t’i japësh mjaltë.

Albanian Moms: Sa muajsh duhet t’i fillojmë fëmijës vezën, makaronat, mishin dhe peshkun? Kalleshi: Veza fillohet 7-8 muajsh 1-2 lugë deri sa të bëhet një e verdhë e plotë brenda javës. E verdha e vezës në fillim jepet e zier shumë dhe pas përshtatjes zihet më e butë, krahasuar me një kajsi të pjekur.

Mishi fillohet 7-8 muajsh me lëng mishi dhe 9 muajsh me mish të grirë, në formën e puresë si qofte, ose biftek të zier mirë, mish pule pa lëkurë dhe 1 herë në 15 ditë mëlçi, të gjitha këto të kaluara në makinë të mishit mund të jepet mbi purenë e zarzavateve.

Supa me drithëra fillohet 8 muajsh për t’i mësuar fëmijës shije të ndryshme si trahana, me miell gruri të thekur dhe kos, miell orizi ose me oriz dhe më pak me miell misri.

Makarona dhe pilafi me oriz fillohet 8 muajsh i përzier edhe me kos. Peshku pa hala fillohet 9 muajsh në formë pureje në vend të mishit në vaktin e drekës. Çaj nuk duhet të jepet sepse pengon thithjen e hekurit prej zorrës së fëmijës.

Pra pas muajit të gjashtë foshnja do të fillojë ta hajë të njëjtën ushqim si ju. Pasi do të filloni të ushqeni foshnjën me ushqim të fortë, kujdesuni që ai të përbëhet nga nutritivë që zihen lehtë dhe që kanë mundësi të vogla për ndonjë reaksion alergjik.

Pasi do ta mësoni beben tuaj që të hajë ushqim të shumëllojshëm, bëni përpjekje që vaktet t’i marrë rregullisht dhe të jenë të ndryshme. Pas mbushjes së vitit të parë të jetës së foshnjës mund ta mësoni të hajë ushqimin e përditshëm të kuzhinës suaj, vetëm duhet të ndahet në 5 vakte: 3 vakte kryesore dhe 2 vakte te ndërmjetme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *