Categories
Lajme

“Mirëqënia e mushkërive”, ushqimet që duhet dhe nuk duhet të hani!

Funksioni i tyre parësor është të transportojnë oksigjen nga atmosfera nëpër enët e gjakut dhe të çlirojnë dioksidin e karbonit në atmosferë. Për të kuptuar anatominë e mushkërive, duhet të studiohet kalimi i ajrit nëpërmjet hundës dhe gojës.

Për shkëmbimin e gazeve (të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit) nevojitet një mozaik prej milionash qelizash të vogla të specializuara. Nëse arrini të kujdeseni për mushkëritë e juaja, ato mund të jetojnë shumë gjatë. “Mushkëritë janë shumë të qëndrueshme nëse ato nuk sulmohen nga jashtë,” thotë Norman Edelman, shefi mjekësor i Shoqatës Amerikane të Mushkërive.

Ushtrimet e rregullta janë veçanërisht të rëndësishme kur keni sëmu ndje kronike mushkërish. Në këtë rast mushkëritë duan ndihmën më të nevojshme që të funksionojnë më së miri. Nëse ajri i ftohtë përforcon simptomat e astmës, duhet të përdorni një shall për të ngrohur ajrin që thithet përpara se ai të shkojë në mushkëri.

Kini kujdes nga zonat e ndotura në natyrë. Në disa zona, veçanërisht në verë, njerëzit me sëmu ndje mushkërish janë veçanërisht të ndjeshëm nga ndotja e ajrit. Përmirësoni ajrin në mjediset e brendshme. Ndotja e ajrit në natyrë nuk është problemi i vetëm. Ekzistojnë një numër i madh burimesh të brendshme që përfshijnë oxhaqet, sobat me dru, materialet e ndërtimit, freskueset apo edhe qirinjtë.

Agjensia për Mbrojtjen e Mjedisit rekomandon tre qasje : Eliminimin e këtyre burimeve, përmirësimin e ventilimit dhe përdorimin e pastruesve të ajrit. Hani mirë. Ka prova që ushqimet e pasura me antioksidantë janë të mira për mushkëritë.

Një studim i kryer në vitin 2013 arriti në përfundimin se njerëzit që konsumonin më shumë perime (brokoli, lakër, lulelakër, lakër jeshile etj) kishin më pak gjasa për t’u diagnostikuar me kan cer në mushkëri se sa ata që nuk konsumonin perime. “Të gjitha ato perime gjethe-jeshile duket se përmbajnë shumë antioksidantë që kanë një efekt mbrojtës,” thotë doktor Edelman.

Mbroni veten gjatë punës. Profesione të ndryshme mund të vënë mushkëritë në rre zik, duke filluar nga puna në ndërtim e deri tek stilimi i flokëve. Sipas doktor Edelman, rreth 15% e atyre që vuajnë nga astma e kanë për shkak të profesionit të tyre.

Fajtorë të mundshëm përfshijnë pluhurin, kimikatet nëpër depot ushqimore, kimikatet e bojrave, elementë të naftës e shumë të tjerë. Nëse punëdhënësi juaj ju ofron pajisje dhe mjete mbrojtëse, mos i neglizhoni por përdorini ato.

Gjithashtu kujdesuni për të shmangur infeksionet. Lajini duart vazhdimisht, shmangni turmat e njerëzve në kohë gripi, pushoni sa më shumë, hani mirë dhe mbani nivelin e stresit nën kontroll.

Shumë nga aktivitetet brenda në shtëpi – pastrimi, rregullimi etj. – mund t’i ekspozojnë mushkëritë ndaj grimcave të dëmshme apo gazeve. Mbroni veten duke zgjedhur produkte të sigurta, duke punuar në një dhomë të mirë-ventiluar dhe përdorni maskë kundra pluhurit.

Shmangni bojrat me bazë vajore që çlirojnë komponentë organikë të paqëndrueshme dhe në ven të tyre përdorni bojrat me bazë ujore. Produktet e pastrimit mund të përmbajnë kimikate të dëmshme gjithashtu. Prandaj është e këshillueshme leximi i etiketave përpara se një produkt të blihet.

Kini kujdes nga “radoni”. Radoni është një gaz natyror radioaktiv i prodhuar nga avaria e uraniumit në terren. Ai zakonisht rrjedh nëpër shtëpitë e vjetra ku ka të çara në mure apo themele të shtëpisë. Radoni është shkak kryesor i kan cerit të mushkërive tek jo-duhanpirësit.

Mos i neglizhoni shenjat paralajmëruese. Nëse keni kollë për më shumë se një muaj, apo merrni frymë me vështirësi gjatë një ushtrimi fizik duhet patjetër të vizitoheni tek një doktor. Tështima, kolla apo dhi mbja e gjoksit për më shumë se një muaj me të vërtetë janë prob leme që nuk duhen neglizhuar.

Kontrolloni gjendjen tuaj. Nëse vuani nga astma apo sëmu ndja kronike pleumonare, duhet të bëni ç’të jetë e mundur për t’i mbajtur nën kontroll. Medikamentet parandaluese mund t’ju shërbejnë për të ulur rrezikun e acarimit të astmës.

Ushqimet më të dobishme e të dëmshme për mushkëritë
Në të vërtetë nuk ekziston një dietë që do të eliminojë apo kurojë sëmundjet e mushkërive por sigurisht që do të jenë një ndihmë për mirë-funksionimin e tyre.

MOLLA (+) -Kjo është një arsye më tepër për t’i vendosur mollët në listën e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë. Një studim britanik arriti në konkluzionin se njerëzit që konsumonin dy deri në pesë mollë në javë kishin 32% rrezik më pak për të vuajtur nga astma se sa njerëzit që hanë më pak. Ekspertët mendojnë se janë flavonoidet që molla përmban përgjegjëse për ndihmën në funskionimin e mushkërive.

PJEPRI (+) – Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mund të shmangë dëmtimin e mushkërive duke lu ftuar radikalet e lira. Edhe pse vitamina C mund të gjendet në shumë fruta dhe perime, ajo ndodhet me bollëk në agrume si portokalli, kivi, pjepri, domatet, brokoli etj.

KARROTAT (+) -Karrotat janë të famshme për përmbajtjen e beta-karoten, një tjetër lloj antioksidanti. Studimet paraprake sugjerojnë se beta-karoten që konvertohet në vitaminë A kur ndodhet në trup mund të zvogëlojë rrezi kun e astmës. Beta-karoten ndodhet edhe në frutat me ngjyra të tjera, por edhe në perime si specat jeshile apo patatja e ëmbël.

KAFJA (+) – Kafeina është një element i mirë përsa i përket shëndetit të mushkërive. Kafeina mund të përmirësojë në mënyrë modeste funskionin e rrugëve ajrore në trup për rreth 4 orë pasi është konsumuar. I dobishëm mund të jetë edhe çaji i zi.

HURDHRA (+) -Sipas doktor Grahamit, hurdha ka veti anti-inflamatore. Ekspertët e kanë vendosur hurdhrën në në vendet e para të listës përsa i përket infeksioneve virale. Hurdhra prodhon një antioksidant të fuqishëm që shkatërron radikalet e lira.

FRUTAT E THATA (-) -Frutat e thata mund të provokojnë alergji fatale për disa persona që vuajnë nga astma. Sipas një studimi disa fëmijë që vuanin nga astma dhe që kishin alergji nga frutat e thata duket se e kishin zhvilluar më tepër sëmu ndjen me përdorimin e tyre.

KRIPA (-) -Tipar dallues i astmës është inflamacioni dhe shtrëngimi i rrugëve të frymëmarrjes. Kripa mund të kontribuojë në shkaktimin e inflamacionit. “Gjithnjë u them njerëzve të konsumojnë sa më pak soduim nëse kanë simptoma astmatike,” thotë doktor Graham.

VERA (-) -Disa studime sugjerojnë se vera mund të acarojë astmën për shkak të prezencës së një elementi të quajtur ‘sulfit’ që ndodhet edhe tek frutat e thata. Të tjera studime thonë se mund të jetë vetë alkooli produkti që e shkakton këtë acarim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *