Categories
Lajme

“Nuk ka ditë që s’ndjej dhimbje”, Jessie J flet për sëmundjen që nuk e lë të këndojë

Jessie J u diagnostikua me sëmundjen Ménière në dhjetor dhe që atëherë është duke u përballur me një sëmundje misterioze të fytit që i jep dhimbje kur tenton të këndojë. Dje ajo ka folur sërish me fansat rreth problemit të saj shëndetësor, duke treguar sa e vështirë është për të.

“Dje u përpoqa të këndoj një këngë që zakonisht mund ta këndoj me lehtësi, dhe nuk munda. Problemi që kam nuk është me zërin tim, por po ndikon në zërin tim,” shkroi këngëtarja në Instagram, duke shtuar se ajo qau me forcë dhe e la veten të ndiejë pjesën e thyer brenda saj.

“Kanë kaluar 6 muaj dhe ende nuk mund të kaloj një ditë të plotë pa dhimbje në mes të qafës / fytit. Disa ditë janë shumë më të mira se të tjerat,” tregoi ajo për luftën me sëmundjen e Ménière – një çrregullim që prek veshin e brendshëm dhe shkakton marramendje të rëndë, zhurmë në vesh dhe humbje dëgjimi.

“95% të kohës jam mirë. Pozitive dhe e fortë. Kjo është ajo që unë tregoj këtu kryesisht. Por, po, ndonjëherë si dje, unë thyhem… E gjithë shpresa zhduket. Ndihem aq e humbur dhe aq vetëm në atë që po ndodh. Unë mendoj se po e ndaj këtë sepse njerëzit gjithmonë më thonë ‘Si qëndron kaq pozitive gjatë gjithë kohës’ dhe e vërteta është se nuk jam” -tha ajo. “Unë nuk e jap veten. Por nuk krenohem që pretendoj se jam mirë. Nuk është e shëndetshme.”

Këngëtarja e e njohur e ndau këtë mesazh për të gjithë ata që po kalojnë nëpër të njëjtën situatë, për t’u thënë se s’janë vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *