Categories
Këshilla

Boronica e kuqe, apo e zezë? Ju flas për dobitë e së kuqes!

Boronica e kuqe është bimë shëruese, jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin e njeriut. Vepron si antibiotik natyror, ndërsa me sukses parandalon infeksionet e gjithë organizmit tonë, më së shumti të traktit urinar dhe atij tretës.

Mënyrat e shumta të konsumimit – Boronica e kuqe mund të përdoret për marmelatat e pemëve, komposto, pekmez dhe ëmbëlsira. Gjithnjë e më shumë konsumohet edhe në formë të tharë. Ndihmon tretjen dhe jep ndjesinë e ngopjes, prandaj nuk do të keni aq shumë dëshirë të hani ushqim të pashëndetshëm dhe të ëmbël.

Nëse nuk pëlqeni të hani fruta të thara, ideal për ju është lëngu i boronicës së kuqe. Lëngjet e pemëve nga boronica e kuqe treten lehtë, janë të shëndetshme, janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave si dhe mineraleve.

Benefitet e saj – Frutat e boronicës së kuqe përmbajnë sasi të madhe të vitaminave A dhe C të cilat janë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e rregullt. Ato në mënyrë të suksesshme ripërtërijnë lëkurën nga plagët e ndryshme, inflamacionet dhe ndryshimet e ngjashme në lëkurë të shkaktuara nga ndikimet e jashtme dhe të brendshme.

Kanë rol të rëndësishëm për punën e rregullt të metabolizmit dhe sistemit nervor. Me mungesën e tyre shfaqen probleme me infeksionet në organizëm, lëkurën e thatë dhe të ndjeshme, dëmtimet dhe thatësinë në lëkurë, tenin e keq dhe imunitetin e dobët.

Kur imuniteti dobësohet përnjëherë, trupi ynë është më i nënshtruar ndaj ftohjeve dhe gripit sepse nuk është rezistent mjaftueshëm, respektivisht jo i fuqishëm që të luft ojë kundër baktereve dhe viruseve që na kërcë nojnë.


Antioksidantët e shumtë që përmbajnë boronicat e kuqe kanë efekt antibakterial në organizëm dhe sekretojnë nga trupi materiet e dëmshme nga ushqimi që e konsumojmë çdo ditë e që nuk është i shëndetshëm. Po ashtu kanë efekt të shkëlqyeshëm kundër shfaqjes së shumë sëmundjeve të ndryshme, si: diabeti, karcinomat dhe sëmundjet e zemrës.

Vlerat energjetike të boronicës së kuqe ndihmojnë te problemet me veshka, lehtësojnë urinimin dhe sekretimin e lëngjeve dhe kështu parandalojnë sëm undjet e traktit urinar. Pastrojnë kanalet urinare dhe redukton rrezi kun e inflamacioneve.

Këshilla për lëngun tuaj të boronicës – Lëngu i boronicës së kuqe është shumë e rëndësishme të jetë i përgatitur në mënyrë të freskët dhe kurrsesi i konservuar.

Te konservimi në lëng shtohen materie artificiale që ai të mos prishet menjëherë. Këto materie reduktojnë efektin e shëndetshëm të vetë boronicave nga lëngjet e freskëta. Kur e përgatisni vetë në shtëpi lëngun e boronicës së kuqe, mos i shtoni sheqer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *