Categories
Dieta

Dieta e grupit të gjakut AB, gjithçka duhet të dini për ushqimin

Historiku – Grupi AB ka një moshë më pak se 1000 vite. Ai është nje grup mjaft i rrallë pasi 2 – 4 % e popullsisë të botës disponojnë këtë grup gjaku. Ky grup është biologjikisht i ndërlikuar. Nuk shkon me kategoritë e tjera. Ky grup gjaku përshtatet në mënyrë të jashtëzakonshme me ndryshimet që shpesh verifikohen në jetën e përditshme.

Fatkeqësisht, subjektet me këtë grup gjaku paraqesin një aparat tretës të dobët dhe një sistem imunitar mjaft delikat. Për këta subjekte është i këshillueshëm një aktivitet i moderuar fizik. Prirje për një sistem imunitar shumë të hapur që i lejon bakteret të hyjnë lehtë në organizëm.

Rreziqet që paraqet ky grup janë: Sëmundje të qarkullimit të gjakut. Kan cer. Anemi.  Enigma – është një grup i rrallë, karizmatik dhe misterioz. Grupi AB përsa i përket dobësimit, shfaq tipare dhe të grupit A dhe të grupit B.

Grupi AB ka pak acide të stomakut në kombinim me përshtatjen e grupit B ndaj mishrave. Kështu megjithëse gjenetikisht njerëzit me grupin AB janë të programuar të konsumojnë mish, ata nuk kanë mjaftueshëm acide të stomakut sa ta përvetësojne plotësisht atë, dhe si rrjedhojë mishi që konsumojnë depozitohet në dhjam.

Që të dobësohet grupi AB duhet të kufizojë mishërat, ti konsumojë në sasira të vogla të shoqëruar me perime. Prirja e grupit B shkakton në grupin AB të njëjtin reaksion të insulinës kur konsumojnë fasule të thata apo susam, ndërsa karakteristikat e grupit A e bëjnë grupin AB miqësor ndaj thierëzave dhe farërave.

Grupi AB ka të njëjtin reagim me grupin 0 dhe B ndaj glutenit të grurit. Ushqimet që sjellin rritjen e peshës: Mishi i kuq nuk tretet mirë dhe depozitohet si dhjam, fasulet kidney, fasulet lima dhe farërat ngacmojnë prodhimin e insulinës si dhe shkaktojnë ipoglicemi.
misri i ëmbël dhe gruri ulin metabolizmin.

Ushqimet që ulin peshën – Ushqimet që ulin peshën janë prodhimet e detit dhe tofutë, perimet jeshile që ndihmojnë metabolizmin. Fiqtë dhe prodhimet e qumështit përmirësojnë prodhimin e insulinës. Frutat alkaline rrisin alkalitetin e indeve dhe ananasi ndihmon në tretjen dhe rrit aktivitetin e zorrëve.

Këshilla dietike – Përpiquni të evitoni mishin e kuq dhe të zgjidhni peshkun dhe frutat e detit. Kufizoni prodhimet me bazë miell gruri dhe preferoni orizin në vend të makaronave. Pini sa më shumë qumësht, hani prodhime me bazë laktoze dhe djathërash. Konsumoni me shumicë fruta dhe perime, duke preferuar shoqërimin e tyre me vaj ulliri.  Nëse dëshironi, mund të pini në mënyrë të moderuar verë, kafe, ose çaj.

Ushtroni sa më shumë ushtrime fizike qetësuese që ndihmojnë përqëndrimin, Joga, Tai-cci të kombinuara me gjimnastikë të lehtë, ecje biçikletë dhe tenis.

Mishi – Shumë të dobishme – mish qengji, lepuri, pule deti, mish deleje. Neutrale – mëlçi viçi, mëlçi derri, mish fazani. Të dëmshme – beikon, mish viçi, mish i grirë, patë, zemër, mëlçi derri, kaproll, mish pule, rosë, zabon, thëllëzë, mish lope, sorkadhe.

Prodhime deti – Shumë të dobishme – ton, gruper, bakalaro, skubri, salmon, kërmij, sardele, barbun. Neutrale – bluefish, haviar, kallamar, midhje, peshk shpatë. Të dëmshme – açuja, karkaleca deti, gaforre stridhe, levrek, karavidhe, këmbë bretkose, oktapod, salmon i tymosur.

Prodhime të qumështit dhe vezë – Shumë të dobishme – djathë fshati, djathë dhie, djathë mozarella, qumësht dhie. Neutrale – djathë i butë me pak yndyrë, kos i ftohtë me fruta, qumësht i skremuar, djathë soje, qumësht soje. Të dëmshme – djath parmeggian, akullore, rokfor, gjalpë.

Yndyrna dhe vajëra – Shumë të dobishme – vaj ulliri. Neutrale – vaj canola, vaj lini. Të dëmshme – vaj misri, vaj pambuku, vaj luledielli, vaj susami, margarinë nga luledielli.
Fara dhe fruta të thata – Shumë të dobishme – gështenja, gjalpë fistiki, fistiqe, arra. Neutrale – boçe pishe. Të dëmshme – fara kungulli, lajthitë, susami.

Bishtajat – Shumë të dobishme – thierëzat jeshile, fasule pinto, soja, fasule navy, fasule të kuqe. Neutrale – bathë, fasule të kuqe, thierëza kafe dhe të kuqe, fasule Canellini, fasule të vogla. Të dëmshme – fasule kidney, fasule pinto, fasule syzezë, fasule lima, fasule të zeza, revithie.

Brumërat – Shumë të dobishme – bukë nga miell soje, kek orizi, bukë sikali, bukë esseon, oriz i paqëruar, oriz i egër, miell nga grurë i mbirë, miell sikali. Neutrale – bukë nga gruri i fortë, bukë pa gluten, bukë me farëra, bukë e plotë, bukë me shumë proteina. Të dëmshme – krithari, cornflakes, miell misri, fagopuro, simite, bukë misri, miell fagopuro, misër i ëmbël, miell misri.

Perime e zarzavate – Shumë të dobishme – patëllxhanë, gjethe panxhari, kungull, kastravec, lulelakër, panxhari, brokoli, selino, hudhra, gjethe sinapi, majdanoz, patate të ëmbla, kerpudha. Neutrale – asparagë, karota, domate, spinaq, xhinxher, sallatë jeshile, qepë ,bamje, lakër, kunguj të vegjël, presh, patate të bardha, patate të kuqe, ullinj, kërpudha të kultivuara, borzilok. Të dëmshëm- ullinj të zinj, speca të kuq, speca jeshile, speca të verdhë.

Frutat – Shumë të dobishme – qershitë, rrushi. Neutrale – molla, kumbulla, ananasi , fiqtë , kajsitë, qitrot. Të dëmshme – avokado , portokalli.

Lëngjet e frutave – Shumë të dobishme – lëng qershish të zeza, lëng karote, lëng rrushi, lëng lakre, lëng selinoje, lëng papaje. Neutrale – lëng molle, lëng perimesh, lëng kumbulle, lëng ananasi, lëng kastraveci, lëng kajsie, ujë me limon, lëng qitroje. Të dëmshme – lëng portokalli.

Erëza dhe bimë të thata të përpunuara – Shumë të dobishme – majdanoz, xhinseg, çaj jeshil, xhinxher. Neutrale – mustardë, pergamoto, çokollatë, kanellë, hudhra, mjaltë, mender, salcë soje, vanilie, uthull , marmelatë, majonezë, kamomil, dhiozma, gjethe luleshtrydhe, valeriana, soda. Të dëmshme – piper djegës, bathë, agjinare

Grupi AB – E Hëne: Mëngjesi : 1 gotë qumësht me djathë dhie,1 gotë leng qershije ose rrushi. Paradite : 1 molle. Dreka: turli furre me lulelakër, brokoli, speca, kunguj dhe sallatë jeshile. Pasdite:leng kumbulle. Darka: supë perimesh me pak hudhër,1 fetë bukë thekre e thekur.

E Marte – Mëngjesi : 1 fete buke pa gluten, 1 kokerr veze e zier,1 gote kos. Paradite : 1 çaj jeshil. Dreka: gjelle me lakra,sallate mikse. Pasdite: lëng karrote e kastraveci. Darka: pilaf oriz kaf me pak fasule.

E Mërkure – Mëngjesi : Nje fetë bukë thekre me 1 gotë qumësht dhe 1 lugë mjaltë. Paradite : 3 kokrra kumbulla dhe pak rrush i thatë. Dreka: sardele me sallate jeshile,domatesh me qepe. Pasdite: mollë e prerë në feta dhe kos, çaj xhenxherfili. Darka: sallate me radhiqe dhe lakër e shoqëruar me limon e uthull,1 kos frutash.

E Enjte – Mëngjesi : 1 fetë bukë gruri me reçel manaferre , 1 gotë qumësht soje dhe 1 kafe. Paradite : kos i rrahur me pjeshke dhe 2 thelpinj arra. Dreka: salmon i shoqëruar me spinaq te zier me vaj ulliri e limon. Pasdite:1 grusht geshtenja te pjekura. Darka: supe peshku.

E Premte – Mëngjesi : bukë e thekur me reçel qershije,1 gotë qumësht soje, kafe. Paradite : kos i përzier me copa ananasi. Dreka: merluc i pjekur ,1 fetë bukë e thekur,1 copë djath dhije kaçkavall I shkrirë
Pasdite: 2 kumbulla, çaj jeshil. Darka: burani me spinaq e oriz,sallatë frutash kajsi,kumbulla,qershi me kos.

E Shtune – Mëngjesi : 1 cope djathe i bardhe me 1 gote qumesht
Paradite : 4 kokrra fiq. Dreka: mish qengji me perime zgare : kunguj të njomë,brokoli,karrota,patate,selino,koper,kastravec. Pasdite: 1 fete ananas. Darka: supe perimesh

E Diel – Mëngjesi : omletë me një vezë,1 një karrotë te grirë dhe një kungull të njomë. Paradite : 6 kokrra luleshtrydhe dhe 1/2 kokërr molle. Dreka: 1 fileto pule me sallatë me çikore. Pasdite: 4 kokrra fiq.
Darka: sallate me cikore e mocarele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *