Categories
Dieta

Dieta për grupin e gjakut B, ushqimet që duhet dhe nuk duhet të konsumoni

Grupi i gjakut B është i përhapur më shumë në Indi dhe në Siberi, ndërsa në Evropë më i përhapur është tek sllavët. Përhapja e këtij grupi të gjakut gjendet dhe tek dyndjet ariane të viteve 2.500 para Krishtit. Jo shumë i përhapur në Evropë, (15%), me origjinë nga popullsia e Lindjes së Mesme.

Duke qenë një grup gjaku i “kohëve të fundit”, ka karakteristika më të përmirësuara se grupet e mësipërme. Aparati tretës i këtyre subjekteve është veçanërisht veprues dhe ka një aftësi shumë të madhe për t’u përshtatur.

Personave me grupin e gjakut B, u lejohet llojshmëria më e madhe e ushqimeve. Ata mund të konsumojnë peshk, mish pule, mish lope, prodhime të qumështit, perimet e gjelbra, drithërat dhe të gjitha llojet e pemëve, ndërsa duhen shmangur seriozisht guacat, proshutat dhe salçiçet. Duhet kufizuar konsumimi i grurit, thekrës, domates dhe misrit.

Grupi B është një grup krejtësisht i veçantë. Njerëzit e grupit B duke ruajtur karakteristikat e origjinalitetit dhe të vigjilencës, mund të përballojnë me sukses shumë sëmundje të kohës moderne si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Kur shfaqen këto sëmundje ka shumë të ngjarë që i mbijetojnë me mjaft sukses.

Meqënëse Grupi B është në një farë mënyre “jashtë ritmit të kohës” , organizmi i tij është shumë i hapur ndaj sëmundjeve jo të zakonshme të sistemit imunitar si sindroma e lodhjes të vazhdueshme, forcimi i pllakës dhe sëmundja e ujkut.

Nëse një person i grupit B ndjek me kujdes dietën e vet, ai mund të përballojë me sukses çdo lloj sëmundje të rëndë dhe të ketë jetëgjatësi. Dieta e grupit B është e ekuilibruar dhe e shëndetshme. Ai perfaqëson elementin më të përsosur te botës bimore dhe shtazore, duke qenë një ekuilibrant ndërmjet grupit A dhe grupit 0.

Dobësimi – Faktorët që shkaktojnë rritjen në peshë jane misri, fagopuro, thierëzat, farat dhe susami. Këto përmbajnë lektina të ndryshme që ndikojnë në prodhimin e insulines, shkaktojnë lodhje, mbajtjen e ujërave, dhe ipoglicemi pra rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak . G

rupi B ngjan me grupin 0 për reagimin ndaj glutenit që ndodhet në farën e grurit. Kur një ushqim nuk tretet plotësisht që të digjet si karburant për organizmin ,ai depozitohet në formën e dhjamit. Njerëzit e grupit B që duan të bien në peshë duhet të mënanjojnë prodhimet e grurit.

Ushqimet që sjellin rritjen e peshës – Misri i ëmbël ul prodhimin e insulinës dhe rëndon ritmin e metabolizmit. Thierëzat shkaktojnë ipoglicemi si dhe ulin metabolizmin. Farërat ulin metabolizmin , shkaktojnë ipoglicemi dhe pengojnë funksionimin e melçisë. Susami ul metabolizmin si dhe shkakton ipoglicemi,

Fagopuro dobëson tretjen si dhe ul metabolizmin dhe shkakton ipoglicemi. Gruri vështirëson tretjen dhe metabolizmin, depozitohet si dhjam dhe nuk digjet si energji. Ushqimet që sjellin rënien e peshës. Lakra jeshile, vezët, mishi dhe mëlçia ndihmojnë metabolizmin. Çaji nga glikoriza lufton ipogliceminë.

Fuqitë – grupi B ka sistem të fuqishëm imunitar , aftësi për t’u përshtatur ndaj ndryshimeve të ambientit dhe të ushqimeve , sistem nervor i ekuilibruar. Dobësitë – pa dobësi natyrale .Disekulibri mund të shkaktojë rënie të imunitetit dhe viruse të rralla.

Rreziqet – Grupi A ka rreziqe të diabetit të tipit I ,sindromën e lodhjes së vazhdueshme ,çrregullime të sistemit imunitar, sëmundjen e Lou Gerik, forcimin e pllakës si dhe sëmundjen e ujkut. Profili dietik -Nga të gjitha me ekuilibër :mish (jo pulë), qumësht, drithëra , fasule, bishtaja , perime , fruta.

Për t’u dobësuar shmangni: misrin, thierëzat, fistëkët, susamin, fagopuron, grurin. Ndihmojnë për të rënë në peshë : perimet jeshile, vezët, mish dreri, sorkadhe ,çaj nga glikoriza. Plotësime : magnez , glikoriza, ginko, lekithini.

Gjimnastika -Ushtrime fizike me masë në ekuilibër me ushtrimet qetësuese ,ecje, biçikletë, tenis, not. Këshillohet një aktivitet fizik i moderuar dhe i ekulibruar.

Këshilla dietike – 1. Hani në mënyrë të vazhdueshme dhe të ndryshueshme. 2. I jepni përparësi qumështit dhe prodhimeve të tij.
3. Konsumoni shumë mishin e hollë. 4. Hani sa më shumë peshk, por evitoni frutat e detit. 5. Zgjidhni kryesisht perime me gjethe jeshile dhe konsumoni sa më shumë fruta. 6. Përpiquni të mos e teproni me prodhime me bazë gruri dhe frutat e thata.

Mishërat – Nëse një njeri i grupit B ndien lodhje ose vuan nga dobësi të imunitetit, duhet të konsumojë mish qengji, dele ose lepur disa herë në javë në vend të mishit të viçit apo pulës së detit. Personat e grupit B e kanë mjaft të vështirë të ndërpresin konsumimin e pulës.

Pula përmban një lektinë që shkakton ngjitje në grupin B. Mishi i pulës mund të përmbajë me pak dhjamëra se mishërat e tjerë, por ajo përmban një lektinë ngjitëse që ka aftësinë të hyjë në gjak dhe të shkaktojë hemorragji cerebrale dhe çrregullime të imunitetit.

Shumë të dobishme- –mish qingji, mish dele, lepur, sorkalle, dre. Neutrale–mish viçi ,mëlçi viçi ,mëlçi pule ,mëlçi derri ,mish i madh ,fazan. Të dëmshëm- beikon, patë, mëlçi, proshutë , pule deti, rosë, mish derri,zemër,

Prodhimet e detit – Grupi B i tret shumë mirë prodhimet e detit veçanërisht peshqit e detrave të hapur si bakalaro dhe salmonin, të cilët përmbajnë me bollëk vajëra ushqyese. Peshqit e bardhë si bakalaro, gjuhëza janë burime të shkëlqyera proteinash për grupin B. Grupi B duhet të mënanjojë peshqit me mbulesë kockore si gaforrja, midhjet, karkalecat pasi lektinat e tyre çrregullojnë organizmin e grupit B.

Hebrejtë që ishin njerëzit e parë u shfaqën me këtë lloj gjaku .Ata e kishin të ndaluar te konsumonin ushqimet me mbulesë kockore. Shumë të dobishme – bakalaro, skubri, peshku i kuq, gjuhëza, sardele, haviar, gruper. Neutrale- ton , midhje, kallamar ,bluefish, peshkaqen,peshk shtizë. Të dëmshëm- gaforre e madhe deti, këmbë bretkose ,karavidhe, oktapod, karkaleca, levrek, salmon i tymosur,stridhe.

Prodhimet e qumeshtit dhe vezët – Grupi B mund ti shijojë prodhimet e qumështit. Shumë të dobishme- djathë dhie, qumësht i skremuar,kos i ftohtë me fruta, qumështi i dhisë, djath mozzarella, djathi i bardhë, Neutrale- gjalpi , qumështi i plotë,djathi parmeggiana,djathi i butë me pak yndyrë, qumështi i sojës, graviera. Të dëmshëm- djathë rokfor, akullore.

Yndyrna dhe vajëra – Vaji i ullirit ndihmon në tretjen e mirë të ushqimit dhe në jashtëqitje. Përdorni të paktën një lugë supë çdo dy ditë. Shumë të dobishme- vaj ulliri. Neutrale- vaj lini. Të dëmshëm- vaj misri, vaj pambuku, vaj lule dielli, vaj susami.

Fara dhe fruta të thata – Shumica e frutave të thata nuk rekomandohen për grupin B. Bajamet dhe susami kanë lektina që pengojnë prodhimin e insulinës. Neutrale- bajame, gjalpë bajamesh, gështenja, arra brazili, arra. Të dëmshëm- fistikë, boçe pishe ,fara lule dielli.

Bishtajat – Mund të konsumojnë disa lloje bishtajash, por thierëzat, fasulet pinto dhe fasulet syzezë pengojnë prodhimin e insulinës. Shumë të dobishme- fasule kidney, fasule lima, fasule navy. Neutrale–Bathë, fasulet cannellini, bizelet jeshile, fasulet e vogla dhe soja. Të dëmshëm- fasule aduli, fasule të zezë, fasule syzezë, revithja, thierëza kafe, thierëza jeshile, thierëza të kuqe, krithari.

Brumërat – Kur grupi B gjendet në ekuilibër të mirë dhe ndjek parimet themelore të dietës së vet ,atëherë prodhimet e grurit mund të mos i krijojnë problem. Shumica e njerëzve të këtij grupi nuk e pranojnë grurin. Gluteni ka një lektinë që vendoset në indet muskulare dhe i bën ato më pak rezultative në djegien e kalorive dhe paralelisht ul ritmin e metabolizmit. Ushqimet që nuk përvetësohen shpejt depozitohen në dhjam dhe çojnë rritjen e peshës trupore.

Shumë të dobishme- Kexri ,Oriz, Spelt, Kek orizi, Bukë Esseon. Neutrale- Krem orizi, Miell granola, Bukë pa gluten,Bukë me miell soje. Të dëmshëm- Krithari, Miell misri, Sikali, Cornflakes, Simigdale, Bukë misri , Bukë nga gruri i forte , Bukë me shumë farëra, Bukë nga miell i plotë.

Perime e zarzavate – Ka shumë perime të mrekullueshme për organizmin e grupit B. Duhen konsumuar 3-5 herë në ditë. Mënanjoni domaten pasi ka një lektine kudongjitëse shumë të dëmshme për organizmin. Misri i ëmbël duhet përjashtuar pasi çrregullon funksionimin e insulinës dhe të metabolizmit.

Ullinjtë shkaktojnë reaksione alergjike. Grupi B është i prirur ndaj viruseve ndaj duhet të konsumojë sa më shumë lakra jeshile pasi përmbajnë magnez i cili lufton fuqishëm viruset. Magnezi ndihmon shumë fëmijet që vuajnë nga ekzema.

Shumë të dobishme – patëllxhanë, gjethe panxhari, panxhar, bathë, lakër e bardhë, lakër e kuqe, lakër kineze, lakër brukseli, karota, lulelakër, gjethe sinapi, speca jeshil, speca të kuq, speca të verdhë, kunguj, kërpudha, majdanoz, patate.

Neutrale – asparagë, selino, speca djegës, bamje, patate të kuqe, patate të bardha, hudhra, spinaq, radhiqe, kunguj te vegjël, qepë, presh, sallatë jeshile. Të dëmshëm – avokado, misër i ëmbël, ullinj të zinj , ullinj jeshil, ullinj mesdhetar, domate, kunguj të verdhë të mëdhenj.

 

Frutat – Grupi B duhet të përjashtojë vetëm arrat e indisë. Ananasi është shumë i dobishëm pasi ka një enzimë që quhet Vromenalinë, e cila ndihmon në tretjen e ushqimit. Përpiquni të hani 2-3 herë në ditë fruta, në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga vlerat kurative dhe ushqyese të tyre.

Shumë të dobishme – banane, papaja, kumbulla, rrushi, ananasi. Neutrale – mollë, manaferra, hurma, qitro, mango, portokalle, dardha , luleshtrydhe, mandarina, kajsi, qershi, kivi, pjepër, pjeshkë, kumbulla të thata, limona, shalqi. Të dëmshme – arra indie.

Erëza dhe bimë të thata – Shumë të dobishme – pluhur piperi i kuq, majdanoz, mentja. Neutrale – gjethe dafine, kardhamo, çokollata, mjalti, dhiozma, mustarda, salcë soje, uthull, hudhra, melasa, mender, kripa, sheqer i bardhë, vanilje. Të dëmshme – kanella, piper i zi, piper i bardhë

Dieta e Grupit B – E hënë – Mëngjesi: Një copë djathë dhie dhe një gotë qumësht. Paradreke:1fetë ananas. Dreka: turli furre me lulelakër, brokoli, speca, kunguj & sallatë jeshile. Darka: 1 gotë lëng portokalli, limoni dhe qitroje të shtrydhura.

E marte – Mëngjesi: 1 vezë surbull. Paradreke: gjysëm kokrre mollë. Dreka: 1 fileto viçi me sallatë jeshile. Darka: 1 kos frutash
E mërkure – Mëngjesi: 1 gotë lëng karote. Paradreke: gjysëm kokrre molle. Dreka: 1 peshk gjuhëz (250 gr) dhe sallatë jeshile. Darka: 6 kokrra luleshtrydhe.

E enjte – Mëngjesi: 1 vezë jo shumë e zier. Paradreke: 1/2 banane. Dreka: perime zgare dhe sallatë jeshile. Darka: supë me lëng mishi
E premte – Mëngjesi: 1 copë djath, 1 gotë qumësht i skremuar. Paradreke: gjysëm kokrre molle. Dreka: gjelle me bizele dhe sallatë jeshile ( patëllxhanë, speca, domate, turli). Darka: supë me perime.

E shtunë – Mëngjesi: 1 vezë surbull. Paradreke: 1 mandarinë. Dreka: Fileto viçi dhe sallatë jeshile me qepë të vogla. Darka: supë me lëng mishi.

E dielë – Mëngjesi:1 gotë lëng portokalli me karrotë. Paradreke: 1/2 banane.  Dreka: 250 gr kallamar (peshk ton, sardele) dhe sallatë jeshile. Darka: 1 kos frutash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *