Categories
Këshilla

Dietat ekstreme, Anila jep përgjigjen e saj nëse duhet t’i mbani apo jo

Engjëjt e ‘Victoria’s Secret’ apo modele të tjera anoreksike ndikojnë shumë negativisht te një pjesë e mirë e vajzave të reja, që duke synuar të arrijnë linja të përsosura gabojnë me mënyrën e të ushqyerit. Anila Kalleshi është një dietologe shumë e njohur, e cila ka vendosur profesionalizmin e saj në funksion të djemve dhe vajzave që duan të dobësohen dhe të duken bukur, në mënyrën më të padëmshme për shëndetin.

Profesionalizmi i saj u ka shërbyer dhe u ka dhënë rezultate shumë njerëzve përfshi këtu edhe ‘vipat’ e showbizit shqiptar. Me një eksperiencë shumë të gjatë në treg, Anila na ka rrëfyer për sekretin e bukurisë dhe pamjes së saj rinore, por edhe këshilla se si mund të arrijmë të humbasim kilogramët e tepërt dhe të dukemi joshës.

E pyetur nëse është dakord për dietet ekstreme dhe shumë të forta, Anila u përgjigj: “Unë nuk jam pro ndaj dietave ekstreme. Dietat ekstreme kanë efekte anësore dhe mbi të gjitha janë tejet të pashëndetshme.

“Në momentin që rekomandoj një dietë marr parasysh shumë faktorë, si: gjendja shëndetësore e individit në fjalë, pesha, gjatësia etj., në mënyrë që dieta të mos ndikojë negativisht në gjendjen fizike dhe psikologjike, por të sjellë rezultate efikase dhe afatgjata”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *