Categories
Shëndeti

Eshtë zëvendësuesi më i mirë i ilaçeve, si ta përgatisni qumështin e Shafranit të Indisë

Dikur konsiderohej si një erëz që mund të hidhej me raste te gatimet. Sot cilësohet si një super ushqim që mund të kurojë gjithçka, që nga problemet në zemër deri te helmimi.

Shafrani i Indisë mund të cilësohet si zëvendësuesi më i mirë i ilaçeve. Ai mund të kurojë gjithçka, që nga problemet në zemër deri tek helmimi. Shafranin e Indisë mund ta përdorni si erëz në gatime të ndryshme ose si produkt bukurie.

Me të mund të përgatisni edhe qumështin e artë; është e shëndetshme, e shijshme dhe ka një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore. Ja receta për përgatitjen e këtij lëngu magjik.

Përbërësit: 1 filxhan qumësht bajame pa sheqer, 1 lugë çaji pluhur Shafrani Indie, 1/2 lugë çaji kanellë, 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë gjellë vaj kokosi, pak kripë deti

Përgatitja: Ngroheni pak qumështin e bajameve në një tigan (mos të ziejë). Shtoni përbërësit e tjerë në tigan dhe i përzieni mirë. I hidhni në një blender dhe i shtrydhni për rreth 30 sekonda ose derisa të formohet një masë homogjene. Shërbejeni menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *