Anila Kalleshi është pyetur nga gazeta Mapo në lidhje me shumë tema, por një pikantt ka qenë dhe pyetja për pamjen e saj. Anila mbetet shumë rinore dhe gjithmonë e kuruar, prandaj gazetarja e pyeti në lidhje me “sekretin e saj të rinisë”.
“Gjenetika luan një rol të rëndësishëm, por jo kryesor. Përpos gjenetikës, gjithmonë jam kujdesur për mënyrën e të ushqyerit. Mundohem të ushqehem shëndetshëm, dhe këtë stil jetese mundohem ta mbaj gjithmonë. Pra ‘magjia’ është thjesht: ushqyerja e shëndetshme”.
Puna – “Nëse një punë nuk bëhet me pasion dhe dashuri, atëherë me shumë gjasa nuk ka sukses! Në momentin që dikush i drejtohet “Anila Kalleshi Center”, lind përgjegjësia maksimale që përfundimi të jetë me domosdo pozitiv.
“Nuk mund të them që është e lehtë! Por në momentet kur dikush të falënderon, pasi në një farë mënyre i ke ndryshuar jetën, atëherë aty puna ime merr tjetër kuptim dhe më shtyn për të synuar gjithmonë e më lart”.