Të gjithë biem dakord se proteinat janë të rëndësishme. Një numër studimesh kanë treguar se një dietë e pasur me proteina ka shumë përfitime kur vjen puna tek humbja e peshës apo tek shëndeti metabolik. Këtu janë 10 arsye të vërteta shkencore pse duhet të hani më shumë proteina:
Redukton urinë – Proteinat ju ngopin dhe ju mbajnë të plotësuar për një kohë të gjatë. Kjo do bëjë që të hani më pak. Ato aktivizojnë një hormon që ju bëjnë të ndiheni i ngopur më shpejt.
Rrit masën muskulare dhe forcën – Proteina është elementi kryesor që ndërton muskujt tuaj. Nëse jeni fizikisht aktivë atëherë duhet të kujdeseni që po merrni sasinë e mjaftueshme të proteinave.
E mirë për kockat tuaja – Njerëzit që marrin shumë proteina përmes ushqimeve janë më pak të rrezikuar ndaj frakturave dhe osteoporozës.
Redukton dëshirën për të ngrënë gjatë natës – Kjo falë aktivizimit të hormonit të dopaminës që mund të reduktojë deri në 60% dëshirën për të ngrënë gjatë natës.
Përshpejton metabolizimin dhe përshpejton djegien e dhjami – Të ngrënit mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj për një kohë të shkurtër. Ndërsa të ngrënit ushqime me shumë proteina përshpejton metabolizmi shumë herë më shpejt dhe rrit numrin e kalorive që digjen. Kjo kap vlerën nga 80-100 kalori të djegura çdo ditë.
Përfitime të tjera:
Ul presion e gjakut, ju ndihmon të ruani kilet e humbura, nuk dëmton shëndetin e dhëmbëve, e ndihmon trupin të vetërikuperohet herë pas here pas dëmtimeve, ju ndihmon të dukeni aq sa mosha juaj e vërtetë
Cilat ushqime përmbajnë më shumë proteina: veza, gjoksi i pulës, tërshërët, kosi grek, qumështi, brokoli, kuinoa, mishi i gjelit të detit, peshku (të gjitha llojet), karkalecat, kikirikët, lakra e brukselit