Categories
Këshilla

Bamjet për veshkat, diabetin dhe kolesterolin, ju tregoj kurën perfekte

Nêse keni probleme me veshkat, diabetin apo kolesterolin ne gjak kura 1 javore me lëngun e bamjeve do të ishte një zgjidhje shumë e mirë . Mjekësia popullore, lëngun e bamjeve gjithashtu dhe vetë këtë perime e konsideron mjaft efikase kundër një sërë sëmundjesh.

Një gotē lēng bamjeje përmban 2 gram proteinë, 3 gram fibër, 7.6 gram karbohidrate, 21 miligram vitaminë C, 80 microgram folate. Nese konsumoni bamje rregullisht mund te mbani kolesterolin në nivele të shëndetshme.

Bamjet kanë aftësinë të ulin niveline sheqerit në gjak. Ato ulin nivelin e glukozës që merret nëpërmjet ushqimit dhe ndikojnë pozitivisht në shëndetin e sistemit tretës. Ndihmojnë për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak, duke ngadalësuar përthithjen e saj nga stomaku, duke kontrolluar në këtë mënyrë dhe diabetin.

Fibrat qe gjenden tek bamjet ndihmojnë në lëvizjen e zorrëve si dhe parandalojnë fryrjet, konstipacionin por edhe diarrenë. Përmbajnë shumë fibra dietike dhe veprojnë si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje. Bamjet ndihmojnë bakteret e shëndetshme që ndodhen në zorrë, si dhe ndihmojnë me mjaft efikasitet në ruajtjen e bilancit të pH në traktin tretës.

Janë të pasura me vitaminë A dhe antioksidues të tjerë, duke qenë se bamjet janë të pasura me beta-karotenë, luteinë dhe ksanthinê, që së bashku me vitaminën A, ndihmojnë në përmirësimin e shikimit dhe parandalimin e kataraktit si dhe mbajnë lëkurën të freskët dhe të shëndetshme dhe parandalojnë njollat dhe aknet.

Bamjet ndihmojnë në zbutjen e simptomave te azmës dhe fuqizojnë sistemin imunitar me vitaminë C dhe antioksidantë. Kanë shumē pak kalori. Bamjet përmbajnë vetëm 30 kalori për 100 gram dhe sugjerohet për të gjithë ata që duan të bien në peshë. Ato nuk përmbajnë yndyrna të ngopura apo kolesterol.

Prania e sasisë së madhe të antioksidantëve dhe fibrave që përmbajnë bamjet, lidhen me parandalimin e radikaleve të lira. Bamjet janë të pasura me vitaminë C, që ndihmon imunitetin e trupit. Duke qenë se vitamin C shërben dhe si një anti-inflamator, bamja është një zgjedhje e mirë për të ulur simptomat e azmës dhe për të parandaluar të ftohtin.

Përmbajnë acid folik. 100 gram bamje përmbajnë rreth 22% të sasisë ditore që i duhet trupit të njeriut. Janë shumë të kēshillueshme të konsumohen në periudhën e para-fertilizimit dhe gjatë shtatëzanisë, pasi ndihmojnë në parandalimin e defekteve në tubin neural gjatë lindjes.

Ushqimet me acid folik ndihmojnë gjithashtu edhe në pastrimin e mushkërive. 9. Eshtë e pasur me minerale, duke përfshirë këtu hekurin, kalciumin, magnezin dhe manganezin.

Përmbajnë një sasi të konsiderueshme të vitaminës K, që është shumë e nevojshme për shëndetin e kockave, si dhe luan një rol të rëndësishëm në kolaugimin e gjakut.

Ja çfarë ju nevojitet për të bërë kurēn me bamje kundēr diabetit, kolesterolit dhe dhimbjes të veshkave: 4 bamje të freskëta të lara dhe një filxhan çaji me ujë, kripë (sipas dëshirës), piper.

Ja si t’a përgatisni këtë kurë: Hiqni majën dhe bishtin e bamjeve, pastrojini kujdes dhe vendosini ato në me ujë ne një enë Mbajini bamjet në ujë për gjithë natën.

Shumica e ushqyesve të bamjes të cilët gjenden tek lëkura dhe farat do të përthithet nga uji. Lengun pijeni në mëngjes me stomak bosh, pothuajse 30 minuta përpara se te hani vaktin e parë të ditës.

Pijeni këtë lëng çdo ditë për një javë dhe do te vini re përmirësime në shëndetin tuaj. Përgatiteni çdo darkë në mënyrë që të merrni te gjitha vlerat Ketë kurë mmd ta përsërioni një herë në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *