Categories
Dieta

Hiqni 3 kilogramë për vetëm 5 ditë, Anila Kalleshi ju vjen në ndihmë

Humbja e kilogrameve disa herë është shumë rigoroze dhe shoqërohet me ushqim jo të shijshëm. Ju prezantojmë një dietë e cila ju mundëson që të humbni deri në 3 kilogram në vetëm 5 ditë. Njëkohësisht kjo dietë do t’ju ndihmojë që të fitoni edhe një ngjyrë të shëndetshme për lëkurën tuaj.

Kjo dietë përbëhet kryesisht nga ushqime të ëmbla dhe mbahen nga 3 deri në 5 ditë. Me këtë dietë pastrohet organizmi nga lëndët toksike, lehtësoni stomakun nga ushqimet e rënda dhe në këte mënyrë ulni lëngjet e tepërta nga trupi. Dieta bazohet në produktet e qumështit dhe frutat, të cilat nuk janë shumë të rënda për organizmin.

Ofrohen dy alternativa për secilën , dhe ju zgjidhni se cila ju përshtatet më shumë. Me këtë i ofrohet organizmit një ushqim i balancuar, ku kombinimi i mjaltit me produktet e qumështit dhe frutat, jep edhe energjinë e nevojshme për të kryer aktivitetet e përditshme normalisht dhe ju nuk do të ndjeni fare lodhjen.

Mëngjesi – Lëng portokalli i shtrydhur, të cilit i shtohet një lugë uthull molle dhe mjaltë. Ky lëng duhet të konsumohet kur stomaku është i zbrazur. Këtë mund që ta zëvendësoni me një frape që përbëhet nga 200 gram luleshtrydhe, 100 ml kos, një lugë kakao dhe një lugë mjaltë.

Dreka – Sallatë frutash (e cila nuk duhet të përmbajë banane) dhe djath, 100 ml kos, një lugë kakao pluhur dhe një lugë mjaltë.
Pasdite – Pasdite mund të konsumoni një SHAKE që përmban portokall, kos me përqindje të ulët yndyre dhe një lugë mjaltë.

Darka – Në mbrëmje mund të zgjidhni dy banane dhe pak mjaltë ose 200 gram djath lope të përzier me 100 ml kos, kumbulla të thata dhe mjaltë. Për një gjum të rehatshëm, para se të flini konsumoni nje gotë qumësht të ngrohtë dhe një lugë mjaltë.

Siç e shikoni kjo dietë ju mundëson që të ushqeheni deri në 5 herë në ditë, dhe mendoj se nuk është e rëndë për t’u mbajtur. Të paktën ia vlen ta provoni nëse dëshironi të dobësoheni shpejt dhe pak. Mund të mbahen vetëm një herë brenda 1 muaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *