Categories
Shëndeti

Katër kura natyrale për të hequr parazitët nga zorrët tuaja

Merrni 1 gotë ujë me shëllirë djathi. Futni në të 4-5 thelpinj hudhra të qëruara dhe të shtypura mirë. Lihen nga darka deri në mëngjes sa të regjen, pastaj kullohen dhe pihet 1 lugë gjelle esëll në mëngjes, për 10 ditë rresht.

Merrni 1-1.5 filxhan kafeje me fara kungulli. Shtypini në një pjatë porcelani, duke e përzier me pak sheqer, dhe u jepet fëmijëve të vegjël nga 1 lugë kafeje esëll në mëngjes.

Qëroni 20 gr hudhër dhe shtypini mirê. Hidhni hudhrat në 250 ml qumësht ose ujë. Ena lihet e mbuluar 2 orë. Kullohet dhe lëngu përdoret për 2 klizma radhë (askaridoza).

Merrni 1 gotë raki të fortë rrushi, 3-4 thelpinj hudhre. Grijini imët hudhrat dhe lerini nga darka deri në mëngjes për 7-10 ditë. Pas 1 jave pushim, përsëritet dhe njëherë kjo metodë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *