Categories
Receta

Patëllxhanë rulo me mish të grirë: Recetë për 6 persona

Për 6 persona nevojiten: 3-4 patëllxhanë të mëdhenj, ½ kg mish i grirë viçi, 1 qepë me madhësi mesatare e grirë, 3 lugë vaj ulliri, 2-3 domate të prera hollë, 2 lugë majdanoz të prerë hollë, 2 lugë gjelle arne (fara nga boça e pishës), 3 lugë gjelle rrush të thatë të bardhë, 2-3 lugë gjelle djathë (parmigiana), kripë dhe piper.

Përgatitja: Prisni patëllxhanët në feta të holla të gjata dhe i vendosni për rreth një orë në ujë me kripë, për të larguar shijen e hidhur që kanë. I shpëlani, i shtrydhni lehtë dhe i skuqni. Pas skuqjes i lini të kullojnë. Hidhni mishin e grirë, qepen e grirë dhe margarinën në një tenxhere. Shtoni domatet, majdanozin, pak ujë (nëse është e nevojshme), kripën dhe piperin dhe e lini kimën të ziejë disi. Pak përpara se ta hiqni nga zjarri, shtoni arnenë (farat nga boça e pishës) dhe rrushin e thatë.

Vendosni pak nga masa e kimës në çdo fetë patëllxhani dhe i mbështillni rolo. I vini në një tepsi lyer më parë me gjalpë, i mbuloni me djathin e grirë dhe i lini të piqen në temperaturën 200 gradë celsius, për rreth 45 minuta. Mund t’i servoni të nxehta të shoqëruara me salcë domatesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *