Categories
Këshilla

Pse është e rëndësishme vitamina K? Ju bind me këtë shkrim

Vitamina K është e domosdoshme në rastet e plagëve në lëkurë, për të parandaluar gjakderdhjen e tepërt. Vitamina K ndihmon në mpiksjen e gjakut, duke hyrë në veprim me disa enzima, të cilat bëjnë të mundur trashjen e gjakut dhe ndalimin e hemorragjisë. Vitamina K mbron kockat nga frakturat. Kush vuan nga mungesa e saj, është i rrezikuar nga fraktura e kockave, veçanërisht gratë në moshën e menopauzës.

Vitamina K bllokon formimin e osteoklateve të tepërta (qeliza kockore), të cilat janë përgjegjëse për demineralizimin e kockës. Ajo fikson proteinat në sistemin kockor dhe forcon indet.

Kur Kalciumi akumulohet në brendësi të arterieve, ato forcohen. Vitamina K është përgjegjëse për stimulimin e proteinës MatrixGLA, e cila pengon formimin e kristaleve në enët e gjakut.

Shumë i rëndësishëm është edhe funksioni antioksidues, sidomos në favor të qelizave nervore. Vitamina K ul nivelet e inflamacionit në organizëm, mbron trurin dhe sistemin nervor në tërësi. Tek të porsalindurit, Vitamina K rekomandohet në rastet e hemorragjisë dhe parandalimit të problemeve që lidhen me traumat gjatë lindjes.

Ndër ushqimet më të pasura me këtë vitaminë njihen perimet me gjethe jeshile si: spinaqi, lakrat, lulelakra, por edhe bizelet dhe shpargujt. Sasi të mjaftueshme mund të gjejmë edhe te fasulet dhe bathët në tërësi.

Ushqime si avokado, mollët jeshile, rrushi, pjepri , kivi, limoni jeshil, dardha, asparagu, kastraveci, soja, ullinjtë, mishi, drithërat, qumështi dhe derivatet e tij kanë sasi më të vogla, por të rekomandueshme për konsum për ata që vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *