Categories
Lajme

Pyetje e shpeshtë: A na hidraton siç duhet uji me gaz?

Të gjithë njohim dikë që i pëlqen jashtë mase uji me gaz. Në fakt uji me gaz nuk ka kalori dhe është një alternativë më e mirë sesa pijet me gaz.

Por nga ana tjetër, rezulton se uji me gaz mund të dëmtojë dhëmbët tuaj dhe si rrjedhojë pyetjet më të shpeshta kanë qenë se a mund t’ju hidratojë siç duhet?

E vërteta është se uji me gaz ka vetinë t’ju hidratojë po aq sa uji mineral. Për sa kohë që ju shmangni pijet e gazuara me sheqerna apo me acid limoni dhe mbani një dietë të ekuilibruar, po e hidratoni trupin siç duhet.

Duke shmangur konsumimin e pijeve me gaz, por duke konsumuar ujin e gazuar, ju mund të ulni edhe rrezikun e të prekurit nga obeziteti. Megjithatë, duhet të tregoni kujdesin në konsumin e tij nëse jeni të shqetësuar për shëndetin e dhëmbëve tuaj sepse uji i gazuar është më i acidizuar se uji i thjeshtë dhe ka potencial të prishë smaltin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *