Categories
Lajme

Shurupi i qepës, pija me efekte të mëdha për shëndetin

Provoni këto receta të shkëlqyeshme që me siguri do të lehtësojnë problemet dhe do t’ju kursejnë nga një kollë e vazhdueshme ose ju çlirojnë nga simptoma të tjera të pakëndshme.

Për përgatitjen e shurupit të qepës shikoni udhëzimet që vijojnë më poshtë: Grini në copa të holla e të vogla 600 gram qepë të kuqe dhe vendosini në një litër e gjysmë ujë.

Shtojini rreth 1200 gram mjaltë të papërpunuar dhe 60 gram sheqer. Kjo përzierje duhet të gatuhet ngadalë për 3-4 orë. Pasi të jetë gatuar, futeni në kavanoza qelqi dhe mbyllini hermetikisht.

Kavanozat vendosini në një vend të thatë e të errët. Ky ilaç është i rekomandueshëm edhe për fëmijët. Jepini nja lugë çaji nga ky ilaç 2 herë në ditë, para buke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *