400 gram domateje, 1 qepë e vogël, 1 karotë, 1 kërcell selinoje, 100 ml vaj ulliri, 1 spec djegës, 2 thelpi hudhra, 1 tufë borzilok, kripë, piper
Prisni në kubik perimet (përvec domates) dhe i vendosni në një tenxhere me vaj ulliri. I përzieni në temperaturë të ulët dhe shtoni domaten. Vazhdojmë t’i përziejmë derisa domatja të nxjerrë lëngun e parë dhe masa ka nisur të ziejë.
Shtojmë ujin, kripën, piperin dhe e lëmë të ziejë për 45 minuta, ose derisa supa të jetë lidhur mirë. Në 10 minutat e fundit shtojmë borzilokun. Për ta bërë supën kremoze i kaloni sipër një blender dore.