Categories
Këshilla

7-15 pika propolis blete në ditë dhe… harrojini virozat e stinës!

Për të shmangur virozat e stinës ndërkohë që netët ftohen, duhet të dini se zgjedhja e dietës së duhur ka një efekt i fuqishëm. Për sot po postoj disa këshilla nga Zef Gjeta, i cili ka folur së fundmi për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” pikërisht për temën e virozave.

Ai tha se është e rëndësishme ndjekja e regjimit të duhur ushqimor por rekomandoi gjithashtu konsumin e qumështit dhe propolisit të bletës.

“Kur kemi etje, të pimë më pak se një gotë ujë, të bëjmë pak pauzë deri në gjysmë ore dhe më pas të pimë pjesën tjetër. Përveç çajrave, një element tjetër që tashmë përdoret është dhe qumështi i bletës. Nuk duhet përdorur nën moshën 2 vjeç dhe as për njerëzit që vuajnë nga sëmundje kancerogjene pa këshillën e mjekut. Për fëmijët rekomandohet një shiringë 10 cc. Përdoret për të rritur imunitetin, por doza tek të rriturit duhet të jetë trefish.

Duhet të përdorim dhe propolisin e bletës. përdoret për ta pirë, shëron dhe mbron mishrat e dhëmbëve por nga ana tjetër mbron dhe gjithë pjesën otorinolaringologjisë. Është i mirë dhe për plagët dhe infeksionet e jashtme në lëkurë. Duhen 5-7 pika për fëmijët deri në tre vakte ndërsa tek të rriturit 7-15 pika gjithashtu deri në tre vakte në ditë.”, tha Gjeta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *