Categories
Këshilla

Anila Kalleshi ju tregon ndryshimin e një detox-i dhe një diete për të humbur peshë

Shumë njerëz shpesh e ngatërrojnë një dietë detox me një dietë humbje të peshës. Në fakt ka një ndryshim të madh ndërmjet tyre. Ato ndryshojnë nga impakti që kanë në trup si dhe nga motivimi psikologjik që kemi ndërkohë që i ndjekim.

Dieta për humbje peshe ka vetëm një fokus-humbjen e kileve të tepërta. Truri është i përqëndruar vetëm në numrin e kileve.Nga ana tjetër dieta detoks ka si qëllim eliminimin e toksinave të akumuluara në trup, eventualisht më pas shëndeti dhe sistemi ynë imunitar përmirësohet.

Motivimi që kemi për të ndjekur dietën detox është përmirësimi i shëndetit tonë, energjisë dhe aftësisë për t’u përqëndruar. Sigurisht me dietën detox kemi një lehtesim te organit tê mëlçisë.

Për të mbrojtur organet e brendshme nga toksinat, trupi ynë shpesh i rrethon toksinat me një shtresë yndyre. Kur ne eliminojmë toksinat, trupi ynë nuk ka nevojë me për këtë lloj shtrese. Kjo është një nga anët e shumta pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *