Categories
Këshilla

Çaji i gjetheve të mështeknës – si ta përgatisni për pastrimin e gjakut dhe imunitetin

Mështekna, pema e mirë dhe popullore e maleve të Shqipërisë ka dhënë gjithnjë rezultate pozitive në mjekësinë popullore. Mështekna konsiderohet si një nga llojet më të lashta të pemëve në botë. Kjo pemë rritet shpejt dhe në vende ku asnjë bimë ose pemë tjetër nuk reziston dot.

Mështekna në fakt është përdorur edhe për të pastruar tokën e ndotur dhe për ta gjallëruar atë. Aftësitë pastruese të mështeknës janë tregues të natyrës mirëbërëse të saj. Çaji i bërë prej gjetheve të mështeknës ka aftësinë të pastrojë dhe t’i japë organizmit shëndet të mirë. Ky çaj është fantastik për shëndetin e lëkurës, kundër inflamacionit dhe për shëndetin e sistemit imunitar.

Imunitet të fortë – Çaji i gjetheve të mështeknës lufton bakteret, virozat dhe parazitët, rrjedhimisht duke e ndihmuar organizmin të rimëkëmbet shpejt. Ky çaj ul temperaturën. Ai përmban vitaminë C, një ushqyes i rëndësishëm për një sistem imunitar të fortë.

Tretje më të mirë – Çaji i gjetheve të mështeknës përmirëson tretjen dhe këshillohet kundër diaresë dhe dhimbjeve abdominale. Ai njihet si toniku i tretjes dhe arrin të balancojë funksionet e tretjes. Ky tonik ka edhe një ndikim laksativ dhe ndihmon lëvizjen normale të zorrëve.

Kundër dhimbjeve të gjymtyrëve – Ky çaj rekomandohet kundër dhimbjeve të gjymtyrëve. Ai lufton inflamacionin dhe enjtjen e kyçeve. Ky çaj përmban salicilat, një substancë natyrale kundër dhimbjeve.

Për veshkat dhe fshikëzën – Çaji i gjetheve të mështeknës përbën një kurë ideale për shëndetin e veshkave dhe fshikëzës. Duke nxitur urinimin, çaji ndihmon në largimin e toksinave dhe lëngjeve të tepërta nga organizmi. Kjo veti është e dobishme për të parandaluar rrezikun e shfaqjes së gurëve në veshka.

Pastrimi i gjakut – Çaji përmirëson shëndetin e veshkave dhe pastron gjakun duke larguar papastërtitë prej tij. Në këtë mënyrë, çaji është i dobishëm për të luftuar disa çrregullime të gjakut.

Përgatitja e çajit të gjetheve të mështeknës: Merrni një grusht me gjethe të freskëta ose të thata. Periudha më e mirë për mbledhjen e tyre është mesi i verës ose mesi i qershorit. Zieni ujin në një çajnik dhe shtoni gjethet. Ziejini për pesë minuta. Doza maksimale është tre filxhanë në ditë për 2 javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *