Categories
Këshilla

Konsumoni një gram shafran në mëngjes dhe do të keni këtë efekt fantastik

Konsumimi i një grami të shafranit për mëngjes e përmirëson kujtesën, është ky rezultat i hulumtimeve të kryera në Tajlandë. Në studim janë përfshirë meshkujt dhe femrat më të vjetra se 60 vjet, të cilëve u është diagnostikuar diabeti dhe është raportuar se një gram i shafranit e përmirëson kujtesën dhe e zvogëlon rrezikun e diabetit në fazat e hershme.

Kujtesa e pjesëmarrësve u testua para dhe pas konsumimit të shafranit, dhe rezultati ishte se pjesëmarrësit të cilët kishin përdorur shafran gjatë mëngjesit kishin kujtesë më të mirë në krahasim me ata që nuk e kishin përdorur këtë erëz.

Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën “Asia Pacific Journal of Clinical Nutrition”. Studimet e mëparshme kanë treguar se diabetikët në fazat e mesme të sĕmùndjes janë më të prirë ndaj humbjes së vëllimit të trurit, gjë që çon në humbjen e kujtesës dhe aftësisë për të menduar.

Shafrani rrjedh nga një familje e xhenxhefilëve nga rrënjët e së cilës fitohet shija aromatike e ëmbël dhe djegës, pak e hidhur dhe rrëshinore. Kjo erëz u jep gjellëve një ngjyrë të artë, ndërsa ka shumë emra si shafrani i Indisë dhe rrënja e verdhë. Shafrani është një nga përbërësit e domosdoshëm të curryt indian.

Nga këto dy erëza fantastike, kush është më e shëndetshme për trupin? Varet nga nevojat e trupit tuaj. XHENXHEFILI përmban: Magnez, vitaminë C, vitaminë B6, kalcium, zink, fosfor, hekur, bakër. SHAFRANI I INDISË përmban: Vitaminë B6, kalium, hekur, vitaminë C, kalcium, magnez.

Shafrani i Indisë përmban më shumë hekur se xhenxhefili, i cili është i mrekullueshëm për njerëzit që kanë hemoglobinë të ulët dhe probleme me metabolizmin. E forcon imunitetin dhe ndihmon gjatë gripit, urthit, qetëson aknet dhe çrregullimet tjera të lëkurës, stimulon shërimin e plagëve, zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit të keq, ndihmon në luftën kundër kilogramëve të tepërta, pastron mëlçinë dhe e normalizon periudhën e ciklit menstrual.

Xhenxhefili ndihmon në absorbimin e vitaminave dhe mineraleve, gjë që është e rëndësishme gjatë gjendjes së eshtrave të dobëta dhe anemisë, heq simptomat e ftohjes, njollat e plakjes, përmirëson gjendjen e lëkurës, zvogëlon inflamacionin e nyjeve, largon dhimbjen e muskujve, të përzierat…

Të dyja erëzat duhet të përfshihen tek të ushqyerit e juaj të përditshëm, prandaj njihuni me trupin tuaj dhe zbuloni se kur, çfarë erëze duhet të përdorni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *