Categories
Lajme

Dritëro Agolli shpëtoi shfaqjen dhe aktorin, ja çfarë i tha Enverit

Aktorin Kristaq Skrami, spekatori shqiptar i viteve ’80 e sjell në kujtesën e tij si “bukuroshi i bukur”, ”adhuruesi i zemrave”, misteriozi. Kuptoja, shprehet aktori Skrami se sot s’do të kisha asgjë të përbashkët më, me kinematografinë dhe teatrin, që janë pjesë përbërëse të jetës time artistike.

Ndoshta shkujdesur dhe me një të folur të qetësuar e të shpenguar shpjegon se fati erdhi andej nga mbrijnë zakonisht fatet tanë, prej qiellit, më erdhi një vështrim i bukur, ëmbëlsor, yllësor.

Dritëroi e shpëtoi “Rruga Budi 723” nga kritizerët – Personazhi im i parë në teatër, ka lënë gjurmë. Përveç mua dhe mendjes sime, e gjykoj se edhe aty fati ishte shkrimtari Dritëro Agolli, kryetar i lidhjes së shkrimtarëve që e shpëtoi dramën, e teatrit të Vlorës, kur vuri në skenë.

Se kishte gjetur tamam terrenin e përshtatshëm, romani “Rruga Budi 723” i Ruzhi Pulahas. Vlerësimi i opinionit ishte tepër i lartë. Pikërisht këtë libër inxhinieri Ferdinand Hysi e dramatizoi, cilësohet se është vepra e parë e tij në dramaturgji, ku teatri i qytetit detar me regji të N.Bonjakut e ngriti në skenë.

Isha në rolin e Bujarit. Luanin aktorë si Adem Gjyzeli, Arqile Nasho. Në provën e ditës së fundit rastisi në këtë qytet edhe shkrimtari Dritëro Agolli i cili e priti mirë ftesën për të ndjekur një dramë të librit që kishte ngritur temperaturën e lexuesit.

Kritizerët nga Komiteti i Partisë kishin mbushur disa blloqe me vërejtje dhe drama mund të bëhej e pashpresë për tu shfaqur pas atyre mendimeve. Diku filluan të shfaqen, nxorën letrat dhe filluan, këtë, atë, ajo kjo. Dritëroi i dëgjoi mirë dhe u tha:

”Ti lëmë këto blloqe, kjo është një shfaqje e bukur dhe mua më pëlqeu. Ndonjëri prej tyre ktheu kursin, po është shumë e bukur tha, ndërsa dikush ia ruajti vëth në vesh duke u ulur në prehrin e vetmisë.

Me këtë dramë kemi rrugëtuar në disa qytete. Nuk ishte parë në Durrës që një teatër të qëndronte 10 ditë rresht me sallën plot. Disa oficerë nga qyteti ynë, që shërbenin në Porto Romano, nuk kishin gjetur bileta dhe na u afruan.

Çfarë mund të bënim ne kur salla kishte numër të caktuar. I futëm nga dera që hynin aktorët duke i prezantuar si aktorë./Aktoret Shqiptare/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *