Categories
Lajme

“Kam qarë 5 minuta nga kjo skenë”, Arben Derhemi tregon momentin emocionues

Arben Derhemi është një nga aktorët që i ka dhënë shumë skenës shqiptare. Të gjithë e kujtojmë rolin e tij të famshëm në serialin “Njerëz dhe Fate” një nga më të ndjekurit në Shqipëri.

Sot i ftuar në “E Diell”, Derhemi ka folur si asnjëherë më parë për familjen. Aktori ka treguar se e bija i ngjan komplet dhe ka rrëfyer një nga episodet që nuk e harron asnjëherë.

“Unë qaj më shumë se Iva, bashkëshortja ime. Para 4 muajsh kur Darlin dha një shfaqje, kam qarë 5 minuta dhe nuk pushoja dot së qari. Nuk e di çfarë ndjesie më erdhi, por ndjehesha edhe mirë edhe keq, nuk e di, nuk e di, më rrodhën lotët vetvetiu”, tregoi ai.

Pyetjes nëse Arbeni dhe Iva kishin në planin t`i dhuronin Darlin një motër ose vëlla, aktori u përgjigj: “Shpresojmë. Në Shqipëri nuk ecet me projekte, ia kemi lënë rastësisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *