Categories
Lajme

Lista: 7 ushqimet që kanë më shumë kalium se bananet

Kaliumi është një mineral që klasifikohet si elektrolit, i cili mbart një ngarkesë elektrike kur tretet në gjak. Ky mineral ndihmon me shumë procese në trup, përfshirë rregullimin e ujit brenda dhe jashtë qelizave, dërgimin e sinjaleve nervore dhe kontrollin e kontraktimeve të muskujve, shpjegojnë ekspertët.

Gjithashtu ai ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, parandalon formimin e gurëve në veshka dhe osteoporozën. Të gjithëve ju shkon mendja tek bananet kur përpiqen të konsumojnë kalium. Megjithatë, një banane e vetme përmban vetëm 9 % të vlerës ditore për kalium. Ka kaq shumë ushqime të tjera, që janë të bollshme me kalium, me të cilat ju njohim më poshtë.

Avokadot – Janë plot me fibra dhe yndyrna të shëndetshme veçanërisht për zemrën. Vetëm gjysma e një avokadoje përmban 10 % të vlerës ditore për kalium, që është më shumë se ajo e një bananeje.

Patatet e ëmbla – Janë të pasura me vitaminë A, të domosdoshme për shëndetin e syve dhe të lëkurës. Ato gjithashtu janë të mbushura me fibra të shëndetshme për zemrën. Një patate e ëmbël me madhësi mesatare, përmban 12 % të nevojave tuaja ditore për kalium.

Spinaqi – Eshtë i ulët në kalori, i lartë në fibra dhe i mbushur me acid folik. Ai është gjithashtu i pasur me luteinë dhe zeaksantinë, të cilat mbështesin shëndetin e syve. Vetëm 3 gota spinaq, përmbajnë 12 % të nevojave ditore për kalium.

Shalqiri – Eshtë i mbushur me antioksidantë që zvogëlojnë rrezikun për tu prekur nga lloje të ndryshme kanceri. Për më tepër, 1/8 e një shalqiri përmban 14 % të nevojës ditore për kalium, vitaminë A, Vitaminë C dhe fibra.

Fasulet – Nuk janë vetëm të pasura me proteina dhe fibra me bazë bimore, por një filxhan me fasule përmban midis 14 dhe 18 % të nevojës ditore për kalium.

Kajsitë – Kajsitë e thata janë një meze e lehtë e shijshme, ato përmbajnë rreth 10 % të vlerës ditore për kalium.

Shegët – Japin përfitime shëndetësore për zemrën, përmbajnë shumë antioksidantë dhe fibra. Ato përmbajnë në mbi 14 % të nevojës ditore për kalium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *