Categories
Lajme

Ndriçim Xhepa tregon peripecitë për të luajtur në filmin “Flutura në kabinen time”

Ndriçim Xhepa ka rrëfyer se për rolin e Tomës tek filmi “Flutura në kabinën time” ka qëndruar për 3 muaj me radhë me shoferët e Parkut të Kamionëve të Laçit.

“Për tre muaj para se të fillonin xhirimet me dy shoferët e parkut të Laçit që ishin dhe shoferët e makinës më është dashur të trajnohem, të merrem me ta, të rri gjithë kohën me ta, të ha të pi me ata gjithë ditën e ditës.

Duke parë çdo gjest, hipje dhe zbritje në makinë. Mënyrën se si merreshin me levat e makinës, me timonin, me kthesën, me mënyrën e të ndejturit po themi në mënyrë “pis, i pa kujdesur” në veshje.

Në mënyrën se si e pinë cigaren, si e hanë bukën, qoftë dhe ato duart gjysmë të ndotura, janë shumë detaje të tilla”, ka treguar aktori në në emisionin “Përballë” i transmetuar në “Digitalb”.

Ndriçim Xhepa ka zbuluar për herë të parë dhe peripecitë që ka kaluar në jetën e tij si aktor. Ai rrëfeu se u desh ndërhyrja e nënës së tij, aktores Margarita Xhepa,

kur e përjashtuan nga Akademia e Arteve për shkak se xhaxhai i tij ishte i dënuar me 9 vite burgim, që t’i hapej rruga në aktrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *