Categories
Lajme

Profecia e rëndë e Koço Devoles, e parashikoi vde kjen pikë për pikë

Publikohet një intervistë e dhënë kohë më parë, nga piktori, karikaturisti, skenaristi, aktori dhe regjisori i madh i humorit shqiptar, Koço Devole, që u nda nga jeta. Për 90 minuta, ai ka rrëfyer disa nga ngjarjet dhe historitë e panjohura të jetës,

familjes dhe karrierës së tij artistike, duke filluar nga origjina e familjes, specializmi i babait të tij, Thanasit, në Itali për kino-operator, puna në atë profesion në qytezën e Kuçovës ku u lind dhe Koço, ardhja në Tiranë si kino-operator në Kinema “17 Nëntori”, largimi dhe dërgimi në Kombinat

Me dën im si punëtor, pasi u zbulua se ai kishte rregulluar një linjë direkte telefonike për Tuk Jakovën e Bedri Spahiun, që u shpallën “armiq të popullit”, pjesmarrja e Koços në kino-provat për një rol te filmi “Debatik”, ku ‘nuk fitoi’, dhe figurant te ‘Vitet e para’, etj.

“…Nuk pyesin fare nëse ikën nga jeta ndonjë artist i madh, është për të ardhur keq! Nuk pranojnë që t’i përcjellin për në banesën e fundit që nga Teatri, p.sh. Ka pasur shumë raste.

“:Rasti i fundit ishte Hajrie Rondo që me njëqind lutje, e ndihmuan nga pak. Kur vd esin po, ironikisht, të bëjnë nderimin më të madh. Unë e di që kur të vd es, do të më nderojnë, dhe do thonë ato gjërat e zakonshme që kanë thënë dhe për të tjerët…”

“Përpara ’90-ës, artistët janë vlerësuar, se Partia, bënte propagandë dhe na quante ‘ndihmës të saj’. Prandaj edhe na paguante. Por kjo nuk ka lidhje fare me sistemin diktatorial. Neve na respektonin që nga sekretarët e partisë, e të gjithë të tjerët. Por kjo nuk do të thotë që ai sistem ka qënë i mirë. Absolutisht, diktatorial ka qënë.

Kështu u shpreh në mes të tjerash para pak kohësh në një intervistë të gjatë për emisionin “RRËFIM” në Tv Scan, (me autor Dashnor Kaloçin dhe moderatore Albana Shehu Qirjako), piktori, karikaturisti, skenaristi, aktori dhe regjizori i madh i humorit shqiptar,

Koço Devole, i cili u nda nga jeta më datën 8 nëntor dhe fatkeqësisht, profecia e tij “u zbatua pikë për pikë”, sikur i madhi Devole, “ta kishte lënë me amanet”, pasi ai u përcoll për në banesën e fundit nga një shtëpi funerale private?!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *