Categories
Lajme

Këtë nuk e priste askush: Shqiptarët votojnë Einxhelin për të dalë nga Big Brother

Banorja e radhës që del nga shtëpia e Big Brother VIP është Einxhel Shkira. Këtë nuk e priste thuajse askush në Shqipëri, por emri i saj u tha nga Arbana Osmani si e eleminuara e kësaj të marte.

Tre kandidatët e sotëm ishin Einxhel, Ilir Shaqiri dhe Dagz. Pritej që ky i fundit të ishte më pak i preferuari i shqiptarëve, por ka rezultuar e kundërta.

“Nuk e prisja. Po bëhet gjithmonë e më e vështirë. E njoh Einxhelin, në fakt, prej vitesh. Kur lexoja komentet, në fillim u befasova. Mendoja se pse e sulmojnë njerëzit kaq shumë. Kur ajo u fut në lojën e vet si një person, të tjerët ishin në grup. Ajo kështu donte të rrinte edhe në këtë lidhje. Ishte bërë gati të humbte Dagz dhe kështu e kishte ndarë mendjen. Eshtë e vështirë të jesh one man show, kështu që duhej të sakrifikonte më shumë”, – deklaroi analistja Dalina Buzi për eliminimin e Einxhelit.

Big Brother tashmë ka shkuar në fazën më të nxehtë, sepse kanë mbetur banorët më popullorë të shtëpisë plus 5 banorët e rinj si prurje fringo në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Banorët e vjetër kanë rreth 100 ditë në këtë shtëpi, e cila është ndërtuar pak metra larg Top Channel-it. Fituesi do të paketojë 100 mijë euro, ndërsa finalistët secili nga 10 mijë euro.

Shifra e dytë u vendos para pak ditësh, si një formë bindëse për t’i mbajtur në shtëpi edhe për një muaj më shumë nga sa ishte parashikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *