2500 euro për një darkë me Arbanën, prezantuesja: Jam zhgënjyer që nuk më doni

Koha leximit:1 Minute, 0 Second

Arbana Osmani sonte ka bërë shaka me banorët, duke u kujtuar një detaj nga java që lamë pas. Ata kishin një mundësi për të paguar 2500 euro për të darkuar me prezantuesen e Big Brother VIP.

Fakti që ata hezituan ta bënin këtë, bëri që Arbana të refuzojë darkën. “Jo, unë nuk vij. Aq shumë sa u menduat ju, nuk ka shans. Zgjodhët disa prej miqve të mi dhe jam ok. Nëse e trefishoni shifrën, shohim”, tha ajo duke qeshur.

Donaldi u përpoq ta bindte se banorët donin ta përfshinin Arbanën në zgjedhjet e tyre, por kjo e fundit këmbënguli. “Jo, nuk dua kështu. Keni 4 muaj që gjërat i kaloni duke thënë se po bënit shaka. Nuk shkon kështu”.

Big Brother VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Sonte është gjysmëfinalja, kurse finalja e madhe do të jetë të premten që vjen, 18 shkurt.

Trofeu i madh është 115 mijë euro, por shifra mund të ndryshojë sërish. Finalistët do të marrin 10 mijë euro për kokë. Madje, edhe fituesi do ta përfitojë këtë shifër.

Favoritët për trofeun janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Koreografi ka mbështetës nga publiku i televizorit, kurse Donaldi mbështetës nga rrjetet sociale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %