“32 orë në bṻrg”, moderatorja tregon sekretin e saj të jetës

Koha leximit:1 Minute, 8 Second

Liberta Spahiu është një nga moderatoret më të njohura nga Kosova. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here bën bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e saj të shumtë.

E kështu ka bërë edhe ditën e djeshme dhe Liberta nuk ka ngurruar që t’u përgjigjet pyetjeve pikante të fansave të saj dhe në lidhje me një eksperiencë në Big Brother.

“A do ta kishe provuar ndonjëherë BBVIP si eksperiencë? Nuk po të pyes a do të hysh por a do ta kishe provuar”, ishte një nga pyetjet që ajo i ka kthyer përgjigje.

“Nuk ma merr mendja që do të do të kisha qëndruar për një kohë shumë të gjatë në një vend, sidomos pa telefon do të kisha luajtur nga mendja.

Por në ndonjë periudhë më të shkurtër kohore dhe me miqtë e mi edhe do ta kisha provuar”, është shprehur moderatorja e njohur.

Ndërsa më pas një ndjekës tjetër i ka kërkuar Spahiut të tregojë një të pathënë për veten e saj, ku Liberta ka rrëfyer se disa vite më parë ajo ka bërë disa orë bu.rg.

“Atëherë ka shumë të pathëna por një që po jua tregoj unë, është që në vitin 2011 kur kam qenë me miqtë e mi në Amerikë për emision, në njërën prej netëve kam qëndruar 32 orë në bu.rg. Katastrofë!”, është përgjigjur moderatorja.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %