43-vjeçe dhe beqare! Leonora Jakupi ndahet nga “baba i tenderave”

Koha leximit:1 Minute, 13 Second

Kjo ditëlindje e ka gjetur beqare Leonora Jakupin. Këngëtarja e njohur ka festuar 43-vjetorin këtë javë në një festë larg së zakonshmes. Ajo ka udhëtuar drejt Vjenës për festën e saj private, por këtë herë si beqare.

Bëhet me dije se Leonora i ka dhënë fund lidhjes së gjatë që ka pasur dhe është larguar nga Kosova për të festuar me familjen e saj. Mediat e Kosovës nisën kërkimet dhe zbuluan se i dashuri i Leonora Jakupit është biznesmeni i njohur si ‘baba i tenderave’, Nexhat Krasniqi.

Leonora ka qenë në një lidhje të gjatë me Nexhat Krasniqin, i cili jeton në Prishtinë. Burimet kanë treguar se Krasniqi ka qenë zyrtar i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës për një kohë të gjatë.

Ai, madje, ka qenë i martuar dhe ka një vajzë e një djalë. Këngëtarja tek emisioni i Liberta Spahiut foli edhe për dasmën e saj, e cila nuk do të ishte aspak tradicionale.

“E kam menduar gjithnjë një dasmë të vogël, jo aq tradicionale”, u shpreh mes tjerash këngëtarja. Lidhja e gjatë e çiftit nuk është konfirmuar kurrë prej tyre, por miqtë ishin në dijeni të kësaj historie që vijonte prej vitesh.

Atëherë kur pritej martesa e këngëtares, duket se gjërat nuk kanë funksionuar dhe çifti i ka dhënë fund. Leonora dhe Nexhati janë ndarë vetëm pak kohë më parë, ndaj dhe ky 43-vjetor e ka gjetur beqare. Ajo dhe nëna e saj kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Vjenës. Burimi: Panorama Plus

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %