46-vjeçarja ndërron jetë krejt papritur në urban në Tiranë, nuk është hera e parë që ndodh

Koha leximit:48 Second

Një grua ka ndërruar jetë paraditen e sotme në një nga linjat urbane të kryeqytetit. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se në Laprakë ka ndërruar jetë një grua 46 vjeçe, teksa lëvizte me urban.

Edhe pse është tentuar t’i jepej ndihma e parë nga njerëzit përreth, ishte shumë vonë dhe e pamundur ta mbanin në jetë.

“Më datë 04.03.2022, rreth orës 12:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, në një mjet të transportit publik (autobus) ka ndërruar jetë shtetasja M. N., 46 vjeçe”.

“Nga analizat paraprake, dyshohet se humbja e jetës mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore”, njoftohet zyrtarisht nga organet kompetente.

Detaje të tjera nga kjo ngjarje delikate pritet të mësohen në minutat në vijim, kur të kenë përfunduar edhe procedurat mjekësore për raste të tilla.

Për fat të keq nuk është hera e parë që në urbanet e Tiranës ndodh ky fenomen, pasi edhe më parë ka pasur raste të ngjashme, por pa humbur jetën.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %