5 pyetjet pikante për Beniadën: “Kam marrë një vendim për jetën time”

Koha leximit:1 Minute, 7 Second

Që pas lojës 4-mujore në Big Brother VIP, Beniada Nishani është kthyer në një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar. Atë e duan të gjithë, padiskutim.

Së fundmi, modelja ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët janë shtuar që kur u bë pjesë e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri. Beniada ka vendosur që t’u përgjigjet 5 pyetjeve më interesante që fansat i kanë bërë.

Dikush e ka pyetur ish-banoren se çfarë i kanë thënë familjarët kur doli nga BB VIP dhe ajo shprehet: “Vetëm gjëra pozitive. Më kishte marrë shumë malli dhe ata për mua. Vetëm po çmallem sepse ata do ikin përsëri në Itali”.

Ndërsa një ndjekës tjetër ka qenë kurioz të dijë në modelja do të jetojë në Shqipëri apo do të rikthehet sërish në Itali? “Shumë e lumtur të them që nëse gjërat shkojnë siç e kam menduar, me projektet që më kanë afruar, dua të jetoj në Shqipëri”, është përgjigjur Beniada.

“Ke folur me ndonjë nga banorët e BB VIP pasi ke dalë?”, e pyet një tjetër fans, të cilit Nishani nuk nguron që t’i përgjigjet.

“Po, kam folur me disa dhe më ka pëlqyer shumë fakti që më kanë kontaktuar për të më pyetur se si jam, a më duhet ndonjë gjë”, shprehet bukuroshja bionde.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %