5000 euro për të votuar Ilirin, nxehet gara finale e Big Brother

Koha leximit:46 Second

Big Brother do të ketë sot natën finale në përmbylljen e këtij edicioni shumë të suksesshëm televiziv. Fenomeni Big Brother mbyll dritat e shtëpisë sot.

Finalistët e kësaj nate janë Donaldi, Iliri, Beniada dhe Einxhel. Barazi totale gjinore, megjithatë dy më të favorizuarit janë Donaldi e Iliri.

Romeo është mbështetësi kryesor i Donaldit, i cili ka bërë një fushatë shumë të fortë për vëllain e tij. Ai është munduar të influencojë shumë.

Nuk ka mbetur mbrapa për mbështetje as Iliri. Ky i fundit ka krijuar shumë fansa dhe janë këta të fundit që po e shtyjnë drejt fitores Ilirin.

Një postim i një personi në Instagram bën me dije se ka marrë një shifër prej 5 mijë eurosh për punëtorët e tij që të votojnë Ilirin.

“Falenderoj (nuk japim emër) që më dha 5 mijë euro për stafin tim që votoj Ilirin”, – shkruan ai duke publikuar dhe mesazhin e tij në storyn e instagramit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %