60 mijë dollarë për të shkuar në Ukrainë, Ambasada u bën ofertë shqiptarëve në Maqedoni

Koha leximit:1 Minute, 3 Second

Që në momentin e parë, situata në Ukrainë dukej se nuk kishte shumë barazi. Jo vetëm për shkak të teknologjisë dhe cilësisë së palëve, por edhe për shkak të “numrave”, pasi Rusia ka një numër shumë të madh njerëzish dhe opsionesh.

Për këtë arsye, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje shtetasve të huaj që të shkojnë e të jenë në krah të bashkatdhetarëve të tij për të përballur Rusinë.

Ai tha se thirrjes së tij i janë përgjigjur deri tani mbi 16 mijë persona. Sipas mediave të huaja, disa prej tyre shkojnë atje për “arsye ideologjike”, disa se janë “tifozë të grupeve”, ndërsa disa të tjerë e bëjnë këtë për të fituar ca para.

Apelin e qeverisë ukrainase e kanë shpërndarë edhe ambasadat e këtij vendi, në mesin e të cilave edhe ambasada ukrainase në Shkup.

Për të qenë kundër trupat e Vladimir Putinit, siç mund ta imagjinoni, rroga për dikë që nuk e ka problem të luajë me jetën e tij është shumë e mirë, pasi arrin në 60 mije dollarë në muaj. Pra, 2,000 dollarë në ditë.

Një thirrje që sigurisht ka qenë shumë e fortë dhe nga ambasada ukrainase në Maqedoni. Mbetet për t’u parë nëse maqedonas, apo shqiptarë të Maqedonisë do të pranojnë këtë ofertë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %