8 marsi, Donaldi zgjedh videon më të bukur të vitit për të uruar nënën e tij

Koha leximit:48 Second

Donald Veshaj ka bërë një urim për nënën e tij me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas. Ai ka bërë një nga postimet më emocionuese në Instagram.

Aktori nga Vlora ka zgjedhur momentin emocionues nga nata finale e Big Brother VIP, ku bashkë me nënën e tij shijoi në pallatin e kongreseve një mini-koncert të përgatitur vetëm për ata të dy.

“Eshte thjesht nje ndjenje, pa fund pa perendim! Urime 8 marsin te gjitha Nenave!”, ka shkruar Donaldi në videon, ku më datë 18 shkurt u shfaq bashkë me nënën e tij.

Në postim kanë reaguar një sërë figurash publike, mes tyre edhe Alban Skënderaj, i cili atë natë ishte pjesë e surprizës për Donaldin.

Këngëtari vlonjat i ka komentuar me tri zemra. Ai atë natë i dedikoi një këngë super emocionuese Donaldit, duke e mbështetur si vlonjat që është.

Nëse doni ta shihni videon që ka publikuar sonte Donaldi, klikoni VIDEO. Do emocionoheni pafund. Eshtë vërtet e bukur.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %