A besoni se ka edhe heronj 11-vjeçarë? Ky djalë na e vërtetoi

Koha leximit:52 Second

‘Heroi i javës’ në Ukrainë këtë radhë ishte ky 11-vjeçar, i cili kaloi kufirin i vetëm nga Ukraina deri në shtetin e Sllovakisë për të qenë sa më i sigurt.

Në dorë kishte të shënuar një numër telefoni të familjarëve. Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë thuhet se stafi i vullnetarëve e ndihmoi të lidhej me të afërmit në Sllovaki.

“Erdhi vetëm, sepse prindërit e tij duhet të rrinin në Ukrainë. Vullnetarët e ndihmuan, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë për të ngrënë.

Fitoi zemrat e të gjithëve me buzëqeshjen e tij, pa frikë dhe me vendosmërinë e një heroi” – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Djaloshi ka lënë pas prindërit e tij që të ruanin Ukrainen, e cila ndodhet në një situatë jo të mirë për shkak të ndërhyrjes ruse.

Ai mund të mos shihet më me të dashurit e tij, por sërish tregoi një dashuri të madhe për të gjithë që e pritën. E në këtë situatë të pakuptimtë, kush e pëson më shumë? Fëmijët.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %