A do futet në politikë? Florian Binaj është gati nëse plotësohet 1 kusht

Koha leximit:55 Second

Florian Binaj ka qenë i pranishëm në shumë protesta të qytetarëve në Shqipëri, përfshirë edhe protestat e fundit për rritjen e çmimit të naftës (dhe jo vetëm).

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, aktori Binaj u pyet nëse ka ndërmend të futet në politikë, për të avancuar kauzat ku beson.

“E kam thënë që ditën që politika do të bëjë për shqiptarët, atë që bën arti dhe humori, atëherë do të mendoj ta fus veten në një parti.

Ne kemi politikanët që kanë këtu, që kur ka qenë Bushi i parë në qeveri. Erdhi Bushi tjetër, Obama, Trumpi, Biden. Këta janë akoma këtu. Në gjithë botën janë ndërruar liderët dhe ne kemi po këta.

Do të bëja një apel për ju që keni emisione politike dhe flitet vetëm për politikë dhe harrohen hallet e popullit. Si do t’i vijë halli atij fshatari që jeton në Konispol. Duhet të bëhen emisione për hallet e popullit”, tha Binaj.

Ndërkohë protesta do të vazhdojë edhe ditën e sotme në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë në orën 17:00.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %